BREAKING NEWS

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni zonat më të nxehta nga Covid-19

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni
x

Politike

Kur do hapen kufijtë me BE lidhur me pandeminë? Luigi Soreca jep lajmin e keq

Kur do hapen kufijtë me BE lidhur me pandeminë? Luigi Soreca jep

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca thotë se, nuk parashikohet që të paktën në 2-3 muaj e ardhshëm të kemi hapje të kufijve në zonën Schengen. Ai theksoi se, Shqipëria është nën nivelin e minimumit të infektimeve për 100 mijë banorë.

“Mendoj që është një proces tejet teknik dhe çdo dy javë në Këshill në Bruksel jepen raportime se si është gjendja dhe bëhet një vlerësim. Shqipëria për momentin është nën atë nivel të përcaktuar për në Evropë.

Muajt e ardhshëm do të jetë kritikë. Ndoshta nuk do të ketë ndryshim për 2-3 muajt e ardhshëm për arsye sepse parashikimet në Europë janë sërish jo në atë drejtim që do të dëshironin të shihnim. Kështu që ishte e vështirë që politikbërësit të merrnin vendim për rihapjen e kufjeve të zonës Schengen.  

Qasja pa viza është mbajtur dhe me që ra fjalë me 15 dhjetor do të festojmë 10-vjetorin e liberalizimit të vizave dhe dua të them që kjo nuk ka qenë asnjëherë në pikëpyetje për Shqipërinë. Është një zgjidhje e përkohshme dhe një problem që ka lidhje me situatën dramatike në vendet anëtare të BE”, deklaroi ambasadori për Euro News.