BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

“Kur do shkosh në SPAK?!”, Arben Ahmetaj debat të ashpër me Alibeajn: Ju mori Ambasada Amerikane një nga një dhe…

“Kur do shkosh në SPAK?!”, Arben Ahmetaj debat të

Replika të forta janë shkëmbyer sot në Kuvend, mes zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe nënkryetarit të PD-së Enkelejd Alibeaj.

Ahmetaj u kërkoi demokratëve të votojnë në Kuvend zgjatjen e organeve të vetingut. Ndërkaq, Alibeaj e pyeti Ahmetajn se kur do të përgjigjet në SPAK për kallëzimet e opozitës.

DEBATI

Ahmetaj: Ajo që vë re është që edhe mazhoranca edhe opozita sjellin fakte, interpretime, shtrëmberime realiteti. Refliketimi i qeverisë ka të bëjë me reformat që prekin territore, të mëdha apo të vogla, që flasin për përpjekje për të ndryshuar realitetin. Kur doni të largoheni nga realiteti thoni po mirë pse na krahasoni me 38-tën. 2013 nuk është 1038-ta. Qytetet shqiptare ishin sikur ishin bombarduar, sot janë shumica të ndryshuara tërësisht, rrënjësisht, jo vetëm në qendra dhe periferi. Atë ditë kur morëm drejtimin e vendit ishte kulmi i varfërisë. Ishte lugina më e ulët e varfërisë 2012-ta. Varfëria nuk zhduket për një ditë, por nuk bëhet duke ardhur, duke qarë apo klithur për të varfrit me fjalë të bukura.

Nëse nuk bën reforma je duke u shtirur. Reforma në drejtësi, kujt i flisni për korrupsionin ju?! Po të mos u kishte marrë ambasada amerikane një nga një nuk do e kishit votuar. Tani bëni numra për vetingun, jo shiko se është një ndryshim kushtetues nga ne, jo është ndryshim kushtetues nga ata. Për ca i bini vërdallë? Votoheni zgjatjen e Vetingut, aty fillon. Mbani shënim për rindërtimin dhe mos gënjeni, nuk dua tu futem emrave se ka histori të gjatë. Janë 33 mijë familje, falas.

Nuk ka pasur asnjë forcë politike, që të bëjë këtë që bëri kjo forcë politike. Janë 1049 familje që do të futen në shtëpi në datën 25 nëntor të këtij viti, dhe në fund të shtatorit të vitit tjetër do kemi përfunduar me rindërtimin. Më sillni një raport të një organizate, pse nuk sillni një raport të KE-së, thotë që qeveria shqiptare i ka bërë detyrat e shtëpisë. 10 për qind rritet pagesa e papunësisë. Votoni reformën në drejtësi, votoni vetingun, që të punojmë bashkë për shoqërinë dixhitale.

Alibeaj: Flet ti për reformën në drejtësi?! Kur do shkosh në SPAK të përgjigjesh?

Ahmetaj: Pas teje.

Alibeaj: Unë kam shkuar dhe kam çuar kallëzim për ty. Ti flet për rindërtimin?! Kur do shkosh në SPAK për 120 milionë euro që një javë para ditës së zgjedhjeve i shpërndave për të blerë vota.

Ahmetaj: Mos u bëj qesharak.

Alibeaj: Kur të flasësh ti për drejtësi atëherë tu kërkosh shqiptarëve për të votuarve. Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi kur të shohin ty dhe atë tjetrin kështu (kryqëzon duart).