BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Politike

Kur do të fillojë lehtësimi i masave shtrënguese? Flet ministrja Manastirliu

Kur do të fillojë lehtësimi i masave shtrënguese? Flet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se numri i ulët i të infektuarve sot nuk mund të jetë tregues për trendin e epidemisë. 

"Jemi në ditën e 28 të epidemisë në Shqipëri. Kemi arritur në një sheshim të kurbës, por e gjitha kjo nuk mund të jetë e sigurt, pasi kemi të bëjmë me një virus shumë të rrezikshëm," tha Manastirliu, duke shtuar se COVID-19 ka shumë të panjohura.

Ministrja e Shëndetësisë tha se është koha të tregohemi të matur dhe të kujdesshëm për hapat që do të ndërmerren pasi edhe vendet e tjera që kanë nxituar të shpallin një fitore ndaj COVID-19 po rishikojnë masat e tyre.

E pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse ka ardhur koha të fillojë lehtësimi i masave shtrënguese, Manastirliu tha se po peshohet "një relaksim me pikatore i masave".

"Është një situatë nga e cila nuk kemi 100% siguri për zhvillimet që do të ketë ky virus. Askush nuk e di sot nëse do të ketë një ringritje të kurbave edhe në vendet ku kurbat janë të sheshta. Nuk e dimë ende si do të përballemi në të ardhmen me këtë virus, por rëndësi ka të zbatojmë masat," u shpreh Manastirliu.