
Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

“Kur do të fillojnë fluturimet në Rinas?”/ Blendi Fevziu i tregon mesazhin që i erdhi në telefon, ministrja Balluku zbulon problemin e madh që i shqetëson

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Prill 2021
Ministrja Belinda Balluku në një lidhje me ‘Opinion ‘foli për masat që po merren për të rikthyer normalitetin në Aeroporin e Rinasit. Ajo tha se është ngritur një task forcë dhe se qeveria ka kontaktuar me bashkëpunëtorët kyç, megjithatë ministrja tha se në këtë moment nuk mund të jepte më shumë detaje.
E pyetur nëse ekziston mundësia që në mungesë të kontrollorëve të saj, Shqipëria t’ia kalojë hapësirën ajrore një shteti fqinj, Balluku tha se problemi qëndron tek fakti se ulje-ngritjet në Rinas bëhen vetëm nga kulla e këtij aeroporti.
-Çfarë po bëhet dhe kur do të fillojnë fluturimet?
Ne kemi ngritur një tast forcë, kemi kontaktuar disa nga bashkëpunëtorët tanë kyç. Unë kam informuar gjatë ditës së sotme edhe aleatët duke qenë se kemi një problematikë të madhe, sa i përket edhe të ushtrimit të NATO-s që do të zhvillohet më 26 Prill. Kështu që po marrim masat. Do më falni nuk do mundem ta ndaj me ju sesi po mitigohet kjo fazë.
-Dikush më shkruan se në bazë të marrëveshjes së Çikagos, mund t’i kalojë hapësira ajrore shqiptare për menaxhim një shteti fqinj, është e mundshme?
Planet e kontigjencës përfshijnë edhe delegimin e hapësirës në vendet fqinje. Por më lejoni t’ju them diçka, që nuk është problemi i madh nuk qëndron tek hapësira e sipërme, pasi një pjesë e kontrollorëve janë në detyrë, pra mbikalimet edhe mund ta vazhdojnë operimet. Ulje-ngritjet në aeroportin e Rinasit, mund të kryhen vetëm nga Kulla e Rinasit dhe nga asnjë vend tjetër.
Më të lexuarat


Zbardhet arsyeja! Pse Edi Rama nuk pranon DEBAT PUBLIK me Lulzim Bashën

A ka SHBA një plan në tryezë nëse ndodh diçka me 25 Prill? Paralajmëron Yuri Kim: Kemi diçka serioze, Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë shumë të qartë!

Ilir Meta flet me emra dhe hedh akuzat e rënda, thirrje live nga studio Damian Gjiknurit: Ja kush e drejton grupin kriminal të prekjes së votës në Vlorë! Eja ballafaqohemi para...

E ftoi në debat publik, Lulzim Basha zbulon pse Rama nuk pranon përballjen

Ambasadorja Yuri Kim paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri: Shpresoj që do të jetë së shpejti...

25 Prilli/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve apel qytetarëve: Ky veprim e bën fletën e votimit të pavlefshme!

Pse SPAK nuk po bën arrestime 'VIP' në Shqipëri? / Yuri Kim kërkon kujdes me fjalët: Është çmenduri ta thuash këtë! I kemi dhënë emrat tonë, shpresoj që...

Çfarë pret SHBA nga zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri? Ambasadorja Yuri Kim i jep përgjigjen e prerë gazetarit

Ilir Meta nxjerr skenarin, paralajmëron "tërmet" në Vlorë: Nuk do të tolerohet kurrë

‘Vendi i presidentit vakant’, Topalli godet Metën: Ja frika që ka ai nga Rama dhe Basha!
