BREAKING NEWS

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të infektuar, ja si paraqitet sot situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të
x

Politike

Kur do të vijë vaksina anti-COVID në Shqipëri? Reagon Zv.ministri i Shëndetësisë, tregon cilat kategori do ta marrin të parët

Kur do të vijë vaksina anti-COVID në Shqipëri? Reagon

Prodhimi i vaksinave antiCovid ka rikthyer shpresën te njerëzit ndërsa qeveritë kanë nisur përgatitjet për fushatat e vaksinimit. Edhe Shqipëria, si pjesë e Covax, ka paguar kaparin e saj për të siguruar fillimisht 1,4 milionë doza.

Por kur do të mbërrijë vaksina në Shqipëri dhe cilët do të vaksinohen të parët?

Lidhur me këtë ka folur zv.ministrin e Shëndetësisë, Albert Nikolla.

“Politikat që ka ndjekur qeveria shqiptar edhe posaçërisht Ministria e Shëndetësisë ka qenë kjo: Lidhje dhe kontakt direkt me OBSH sa i përket vaksinës. Ne jemi pjesë e ndërmarrjes së madhe COVAX dhe presim të sigurojmë 1,4 milionë vaksina, që në fakt janë gjysma. Kjo sepse presupozohet që një pjesë e vaksinave janë me dy doza. Shqipëria ka paguar një kapar për vaksinat dhe kjo faze do të shërbejë për vaksinimin e të paktën 20% të popullsisë. Ndërsa Komiteti Teknik e ndjek ditë pas dite ecurinë e vaksinave” – tha Nikolla në studio.

I pyetur se cilat grupmosha do të kenë prioritet për t’u vaksinuar në fillimi, zv.ministri i Shëndetësisë tha se ‘vaksinën do ta përfitojnë fillimisht ata që janë në vijën e parë të sulmit’.

“Stafet mjekësore, Policia, punonjësit e shërbimeve sociale, të sëmurët, të moshuarit. Pra personat më të riskuar do të vaksinohen të parët. Sa i përket një date se kur mund të nisë vaksinimi, vetëm Britania e Madhe e kanë aktualisht një të tillë. Sepse në Britani agjencia e barnave ka dhënë leje për ta përdorur vaksinën. Ndërkohe as SHBA dhe as Europa nuk e ka dhënë ende lejen. Por ne do ta marrim vaksinën kur të nisë të kryhet masivisht në të gjithë Europën” -tha zv.ministri Nikolla në emisionin “Java në RTSH”.