BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Politike

Kur do të vuloset rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 25 prillit? E zbulon anëtari i KAS, iu përgjigjet edhe akuzave të Lulzim Bashës

Kur do të vuloset rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 25

Rezultati i Zgjedhjeve të 25 prillit do të vuloset përfundimisht nga mesi i muajit qershor, pas përfundimit të shqyrtimit të ankimimeve të partive politike, specifikisht të PD-LSI. Këtë e ka bërë të ditur, anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), Ledio Braho në një bisedë për Report Tv.

"Parashikoj që së bashku me Kolegjin Zgjedhor, rezultati i 25 prillit mund të shkojë deri nga mesi i qershorit, që mund të certifikohet përfundimisht", tha Braho.

Akuzave të ardhura nga kryedemokrati Lulzim Basha, Braho iu përgjigji shkurt dhe qartë. Ai shprehet se nuk ka pasur asnjë presion nga askush, duke vënë theksin se ndonëse anëtarët e KAS janë të emëruar nga partitë politike, ky institucion është i depolitizuar, teksa thotë se i mirëkupton në një farë mënyre PD-në që bën këtë akuzë, e për këtë jep argumentet e tij.

"Unë nuk kam pasur asnjë presion apo shtysë, dhe pse jam propozuar nga PD. Kodi Zgjedhor, pas Reformës Zgjedhore të fundit ka parashikuar që të gjithë anëtarët e KQZ janë të depolitizuar, por kryetari i opozitës, nisur edhe nga vendimmarrjet e fundit që refuzojnë marrjen e provave shtesë, apo për fletën e votimit, apo shfrytëzimit të votave, patjetër që e konsideron si vendimmarrje politike,që kanë marrë shumicën e votave", tha Braho.

Ai ka zbuluar edhe se çfarë pritet të ndodhë edhe në mbledhjen e së hënës.

" Ditën e hënë në 10 do të vijohet me qarkun e  Beratit nëse KQZ do i ketë bërë gati, në rast të kundërtën do vijohet me qarkun e Vlorës, dhe po presim provat për Gjirokastrës", përfundoi Braho.