BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Politike

“Kur nuk di, çfarë do të hetosh”, Ylli Manjani del me reagimin e fortë: Basha po bën politikë me tezat e Arlind Qorrit

“Kur nuk di, çfarë do të hetosh”, Ylli Manjani del

Partia Socialiste ka votuar me 76 vota kundër ngritjes së komisionit të kërkuar prej opozitës në hetimin e çështjes Beketi për të cilin Shqipëria do të paguajë 120 milionë euro pas humbjes së arbitrazhit.

Megjithatë mazhoranca dhe opozita bashkuan votat për ngritjen e komisionit parlamentar që do të hetojë zgjedhjet.

Në lidhje me këtë ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, është shprehur se çështjet në lidhje me incineratorët, zgjedhjet e Becchetin, do të futen në rrugën e degjenerimit që do i bluajë mekanizimi propagandistik i Edi Ramës.

Ai shton se Parlamenti nuk ka punë për të bërë dhe deputetët dhe ministrat sipas tij nuk e kanë seriozisht punën e tyre.

Ylli Manjani: Këto çështje do të futen në rrugën e degjenerimit që do i bluajë mekanizimi propagandistik i Edi Ramës. Nuk e kuptojë se çfarë duhet hetuar për incineratorët, për zgjedhjet dhe për Becchetin. Akoma nuk e ka mësuar se çfarë ka ndodhur në vendin tonë. Për të treja këto çështje nëse Basha nuk e di se çfarë ka ndodhur në vendin tonë atëherë se çfarë do hetojë. Realisht Parlamenti nuk ka punë për të bërë. Këta nuk e kanë asnjë seriozisht, të gjithë tallen. Realisht asnjë interes nuk ka publiku tek këto karagjozë që tregojnë letra. Paratë për “Becchetin do paguhen. Llogaritë bankare të shtetit tonë jashtë Shqipërisë janë bllokuar.

Në lidhje me reagimin e Kryedemokratin Lulzim Basha ditën e sotme në Parlament ku pati përplasje me Ramën, Manjani shprehet se kreu i opozitës po bën politikë me tezat e pedagogut Arlind Qorri.

Ylli Manjani: Basha ka bërë mirë që përmendi Zamir Manen dhe Shefqet Kastratin, por do kishte bërë mirë që të tregonte marrëdhëniet e tij me këto dy persona. Kryetar i një partie të djathtë, i një parti pro biznes të dalë të bëjë politikë me tezat e Arlind Qorit këtë vetëm Lulzim Basha mund ta bëjë. Qorri mbron marksizmin, por Basha nuk duhet të sillet si Arlind Qorri, në raport me biznesin, në raport me pasurinë dhe në raport me ata që gjenerojnë ekonominë. Miklimi i bizneseve konkrete kur për më tepër krahët politike janë përfituese të tyre kjo pastaj nuk është e sinqertë dhe nuk është as tezë ekonomike as asgjë.

Më të lexuarat