BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

“Kur premton si lopa, të paktën mëso”, Erion Braçe nxehet me Lulzim Bashën: Kërkon banorët në plazh, ndërkohë që ata janë në...

“Kur premton si lopa, të paktën mëso”, Erion

Zëvendës kryeministri Erion Braçe, i është përgjigjur akuzave të fundit të bëra sot nga Divjaka, kreut të PD, Lulzim Basha.

Braçe shkruan se banorët e Divjakës, janë në punë, ndërsa i papuni i Tiranës, rri në plazh.

“Shkon ne Divjakë dhe i kërkon njerëzit në dite pune, ore pune, ne resort e restorant, plazh,ndërkohë qe ata janë në fushat e serat e punës. Ule kokën qesharak dhe shprehu mirënjohjen atyre njerëzve qe janë ne pune e jo ne plazh. Kur premton si lopa, të paktën mëso. Urdhëro, njerëzit nuk ishin ne plazh sepse çmimi i shalqirit prej dy ditësh është edhe me lart se mesatarja, 170 leke për kilogramë e ata duhet ti përgjigjen tregut, po vjelin. Janë te ardhurat e punës, jo paratë e premtimeve si lopa!”, shkruan Braçe.