BREAKING NEWS

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent
x
BREAKING NEWS

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është presidenti i ri i Turqisë

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me deklaratën e fundit për Gert Shehun

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me
x
BREAKING NEWS

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe
x
BREAKING NEWS

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/
x
BREAKING NEWS

Goditi Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun, ja kërkesa e papritur e Prokurorisë

Goditi Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit,
x

Politike

"Nuk po them që kryeministri ka marrë çantën me lekë", deputeti demokrat del kundër PD-së, "mbron" Ramën: McGonigal erdhi këtu mashtroi, mori ca lekë

"Nuk po them që kryeministri ka marrë çantën me

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, e konsideron një mashtrues ish zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, i cili sipas tij erdhi në Shqipëri për të bërë ca lekë.

I ftuar në ‘Kontrast’ përballë gazetarëve Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Sula tha se deri tani konfirmohet se Rama ka vepruar në mënyrë të gabuar dhe është mashtruar nga ish agjenti amerikan, por nuk e përjashtoi mundësinë që fakte të reja të dalin.

“Unë nuk kam dalë kurrë t’i them dikujt hajdut. Kjo është kultura ime që flas me prova.  Edhe në rastin konkret unë nuk po them që Rama ka marrë çantën me lekë dhe ia ka dhënë atij.  Por mënyra se si ka vepruar është totalisht e gabuar.  Dhe ka ardhur ai miku amerikan këtu dhe ‘ka shi lamë këtu’, me kryetarë bashkie, prokurorë, gjyqtarë, politikanë biznesmenë.  Hollë-hollë ai ka kuptuar që ka politikanë hajdut, gjyqtarë politikë. Një mashtrues që erdhi dhe shfrytëzoi rrethanat e këtij vendi për të bërë para”, tha deputeti demokrat, Dashnor Sula, duke qenë kështu jo në ‘sinkron’ me kolegët e tij opozitarë që kanë akuzuar Ramën se ka qenë ai që ka korruptuar McGonigal për të shkatërruar parti politike të opozitës.

“Erdhi këtu mashtroi, mori ca lekë, premtoi se do t’i bjerë opozitës por nuk realizoi asgjë se atje kishte filtra të tjerë. Zotëria ka ardhur disa herë këtu dhe duke shfrytëzuar takimin me Ramën, qasjen me Ramën, fotografitë me Ramën, Ai ka bërë namin. Ka mbledhur para. Ai ka pasur aktivitet disavjeçar në Shqipëri. Një ish sigurims nga Tropoja, këshilltari i kryeministrit, ai tjetri kryetari i bashkisë etj”, tha deputeti.

I pyetur nga gazetari Minga se pse nuk ka ende një qëndrim të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, deputeti tha shkurt se “Kur të flasin ata ose pastrohet Edi Rama, ose fundoset Edi Rama”. Dashnor Sula komentoi edhe kaosin e krijuar sot në Kuvend.

“Kërkesa për interpelancë nuk delegohet. Kryeministri nëse nuk do të kishte kohë mund të kishte njoftuar  dhe ta shtynim për javën tjetër.  Më i forti duhet të jetë më i arsyeshëm, më tolerant”, tha ai.