BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Politike

“Kurrsesi bashkëpunim me LSI!”/ Kandidon për kreun e PD-së, Ibsen Elezi zbulon vendimin e tij të prerë dhe i kundërpërgjigjet ashpër Rudina Hajdarit: E kuptoni se çfarë ndërton ajo prapavija e Sali Berishës?!

“Kurrsesi bashkëpunim me LSI!”/ Kandidon për kreun e

Kandidati rival me Sali Berishën për garën e kryetarit të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka zhvilluar një takim në qytetin e Kukësit, ku ka deklaruar se ai po të bëhet kryetar nuk do ketë bashkëpunim me LSI-në dhe Ilir Metën.

“Kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, se po e more Ilir Metën merr 100 mijë vota, por humb 50 mijë dhe 100 mijë vota të tjera. Kjo nuk shkon, se është i majtë.

Nëse LSI do ishte një parti e djathtë e cila ka një bosht ideologjik njëlloj me ne, dakord, por ne nuk mund të lozim cic-mic. Politik do të thotë që janë anë dhe palë që debatojnë dhe fitojnë për idetë, s’kanë qëllim primar për të ardhur në pushtet, sepse çfarë ndodh, ata që do vijnë janë si ata që do ikin”, ka thënë Elezi.

Kandidati për kryetari i PD-së, Ibsen Elezi iu përgjigj dhe akuzave të Rudina Hajdarit se ky i fundit nuk ka qenë në PD kur ishin zgjedhjet, madje dhe se është njeriu i Safet Gjicit.

Elezi ka thënë se ai ka bërë fushatë për deputetin e PD-së, Flamur Hoxha, ndërkohë që me Safet Gjicin ulet në kafe se është President i Kukësit.

“Jo se kam gjë me Rudina Hajdarin, s’e kam përmendur kurrë, por Rudina Hajdari del me një parti të majtë brenda Partisë Demokratike dhe më akuzon mua në Kukës që s’kam qenë në parti.

Por unë kam qenë në krah të Flamur Hoxhës, dhe kam qenë kur është prezantuar. Kam qenë kudo, takime për arsimin se e kam detyrim moral. E kuptoni se çfarë ndërton ajo prapavija e Sali Berishës atje, arrijnë dhe më akuzojnë se jam kundra PD-së.

Arrijnë dhe më akuzojnë mua se jam njeriu i Safet Gjicit. Seç lidhje kam unë me Safet Gjicin?! Këta i kanë dhënë miliona euro në Tiranë e kanë bërë biznesmenin më të fuqishëm dhe tani me kthehen mua…

Unë do shkoj të shikoj futboll, do e takoj Safetin se është President i Kukësit. Ne s’e kemi kërkuar demokracinë që mos i japim dorën tjetrit dhe të ulemi në kafe. Ne s’e kemi kërkuar demokracinë për të vrare njerzillikun, këto i bënte Enver Hoxha. E vrasin të vërtetën sy ndër sy”, thekson Elezi.

Më të lexuarat