BREAKING NEWS

 Presidenti Meta thyen protokollin: Si hyra në politikë, pasi askush nuk pranonte të më kandidonte!

 Presidenti Meta thyen protokollin: Si hyra në politikë, pasi
x

Politike

“Kursen 115 ditë kohë në vit”, Rama jep lajmin që lehtëson jetën e qytetarëve shqiptarë (Video)

“Kursen 115 ditë kohë në vit”, Rama jep lajmin

Kryeministri Edi Rama thekson se nga 1 janari, aplikimi për licencë në Qendrën Kombëtare të Biznesit kryhet vetëm online në platformën e-Albania duke iu kursyer bizneseve 115 ditë kohë në vit.

Nëpërmjet një video informuese, Rama thotë se nga shërbimi online nuk ka më radhë për biznesin. “Tani aplikimi për licencën në Qendrën Kombëtare të Biznesit bëhet online në pak minuta në https://e-albania.al.

Vitin e kaluar 11,000 biznese aplikuan për licencë duke shpenzuar 115 ditë kohë në radhë për aplikimin dhe mbledhjen e dokumentacionit shoqërues me vula e firma të administratës.

Sot bizneseve u kursehen 340 ditë pritje në radhë dhe mbledhjen e dokumentacionit shoqërues me vula e firma shtetërore e bëjnë vetë punonjësit e QKB” deklaron ai.

Me fillimin e vitit  472 shërbime kaluan online.  Por si mund të bëhet një aplikim online? Çdo qytetar mund të regjistrohet te e-Albania nga kompjuteri ose telefoni. Dokumentet shoqëruese që jepen nga shteti sigurohen nga punonjësi, ndërsa qytetari duhet të bashkëngjisë vetëm vetëdeklarimet dhe dokumente që jepen nga privati.