BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Politike

Kurti dhe kryeministrja serbe përplasen në Samitin e Tiranës, kryeministri i Kosovës: Serbia të distancohet nga Millosheviç, nuk ka Minishengen

Kurti dhe kryeministrja serbe përplasen në Samitin e Tiranës,

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe homologia e tij serbe, janë përplasur dje në samitin e krerëve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë. Kryeministri Kurti në një prononcim për media, u shpreh se pati polemika gjatë samitit të krerëve të Ballkanit Perëndimor, mes tij dhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç. Ai theksoi se i bëri të ditur kryeministres serbe që Serbia duhet që të distancohet nga regjimi i Millosheviçit. “Pati një lloj si polemikë le të themi, se nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shteti i pavarur e sovran. E unë theksova që Serbia duhet të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviçit dhe trashëgimia e tij meqë s’ka zgjidhje tjetër veçse të njihet pavarësia e Kosovës”, u shpreh Kurti. Ndër të tjera, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe sa i përket Minishengenit. Edhe pse Kurti nuk e quan Minishengen pranon konceptin e tij për qarkullimin e lirshëm të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit. Kurti theksoi se Minishengen sipas tij, nuk ka. “Në këtë aspekt nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët, por vlerat e BE duhet të vendosen edhe në raport me të gjitha shtetet, barazia, lufta e korrupsionit, investimet në ekonomi, sundimi i ligjit e kështu me radhë, dhashë edhe një propozim si mund të ecim përpara dhe ky është modeli i marrëveshjes europiane, EFTA, që ne të hyjmë si rajon i përbashkët në BE sa i përket Ekonomisë dhe Tregtisë që në fund të kësaj të dekade të ishim të gatshëm të hynim në Bashkimin Evropian. Nuk ka më Minishengen, por procesi i Berlinit”, tha Albin Kurti.

Reagon Bërnabiç

Ndërkohë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha se takimi brenda Samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë ishte më i vështirë nga sa priste. Ajo deklaroi se më shumë u diskutua për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, sesa diskutim për çështjet rajonale. Ajo foli edhe sa i përket përplasjes që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E pyetur nëse ajo pati mundësi të fliste me kryeministrin e Kosovës, Bërnabiç tha se Kurti provokoi. “Por nëse doni të flisni për politikë, atëherë ne jemi këtu për të thënë faktet, por gjithashtu se bashkëpunimi është i rëndësishëm. Unë mendoj se kishte provokime, dhe idetë e tij rreth asaj se si duhet të duket bashkëpunimi rajonal, por unë mendoj se ai mori një përgjigje adekuate dhe situatën faktike”, tha Bërnabiç. Ndër të tjera, ajo theksoi se kryeministri kosovar foli për një bashkëpunim ku të dyja vendet janë partnerë të barabartë. Bërnabiç theksoi se Serbia është shtet sovran ndërsa Kosova jo. “Ai foli për mënyrën se si nuk është më e mundur të bashkëpunosh kështu, por në një format tjetër në të cilin Kosova dhe Serbia janë partnerë të barabartë. Serbia është shtet sovran, Kosova jo dhe është më mirë të lihen gjëra të tilla për dialog”, shtoi ajo.

Më të lexuarat