BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Politike

Kurti vijon fushatën, prezanton kandidatin e Vetëvendosjes në Gjirokastër, flet për takimet me drejtuesit e partive shqiptare

Kurti vijon fushatën, prezanton kandidatin e Vetëvendosjes në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qenë ditën e djeshme në Gjirokastër, krah kandidatit të Vetëvendosjes për Gjirokastrën, Kreshnik Merxhanit. Lideri i Vetëvendosjes prezantoi nga kalaja e gurtë e Argjirosë kandidatin e Vetëvendosjes për këtë qark, Kreshnik Merxhani. Kurti vendosi edhe kurora me lule edhe te busti i heroit Çerçiz Topulli. Më pas ai vizitoi kalanë e qytetit nga ku mbajti edhe një deklaratë për mediat. Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti bëri thirrje që Gjirokastra të mbështesë Kreshnik Merxhanin si zërin e qytetarëve nesër në Kuvend. Ai foli për bashkimin me Shqipërinë, ku u shpreh se LVV-ja e ka në program dhe do punojë për të kaluar pengesat. Ndërsa, në lidhje me dialogun me Serbinë ai ka theksuar se nuk mund të vendos prioritet edhe pasi takohet me ndërkombëtar, pasi është përfaqësuesi i popullit jo i tyre. Sakaq, Kurti ishte edhe në Tiranë, ku tha se është takuar me krerët kryesorë të politikës në vend. Gjatë fjalës së tij Kurti e cilësoi kryetarin e Partisë Demokratike, si kryetar të PDK-së. “Dje në Tiranë kam takuar dje të tre edhe kryeministrin Rama, edhe presidentin Meta edhe kryetarin e PD-së Bashën”, tha Kurti gjatë fjalës së tij në Gjirokastër. Prej disa ditësh Albin Kurti ka nisur një vizitë në Shqipëri. Ai zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit ku është pritur nga vetë kryeministri, një takim me dyer të mbyllura që ka zgjatur për gati 60 minuta. Po ashtu edhe kreu i shtetit Ilir Meta ka takuar Kurtin i dyti në radhë pas Ramës dhe ka ndarë me publikun atë që u diskutua në takim. Presidenti shton se me Kurtin ka ndarë ide të vyera dhe e ka uruar për fitoren. I treti në listën e takimeve të Kurtit ishte kryedemokrati Lulzim Basha, i cili e priti në zyrën e tij në Partinë Demokratike Albin Kurtin dhe në fokus të bisedës kanë qenë zhvillimet politike në dy vendet, Shqipëri e Kosovë, por edhe në rajon. Kryedemokrati pas takimit tha se i ka garantuar Kurtit, se nëse do të bëhet Kryeministër do të bëjë gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën.

Më të lexuarat