
Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

“Kurtit i është rritur pasuria nga 0 në 400 mijë euro”/ Zëdhënësi i PDK’së zbardh pasurinë marramendëse: 40 mijë euro vetëm pagë vjetore

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Janar 2021
Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi, deklaron se liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, nga zero euro sa ka deklaruar në vitin 2014 pasuria një vit më vonë i është shtuar në 85 mijë euro para të gatshme.
Bytyçi ka publikuar të dhëna nga faqja e Lëvizjes “FOL”, dhe ka thënë se pasuria e patundshme e Kurtit nga zero sa ka qenë në vitin 2019 ka shkuar në 400 mijë euro një vit më vonë.
“Albin Kurti deri në vitin 2014 ka pasur Zero (0) euro para të gatshme. Për një vit më vonë (2015) i bëri 85 mijë euro, duke mos shpenzuar as edhe një cent nga këto para për tri vitet e ardhshme.
Pastaj, nga viti 2019 deri në vitin 2020 pasuria e tij e patundshme është rritur nga 0 në 400 mijë euro, duke i mbetur 10 mijë euro të tjera të gatzhme + gati 40 mijë euro vetëm pagë vjetor”, ka shkruar Bytyçi në profilin e tij zyrtar.
Zyrtari i PDK’së thotë se Kurti sa më shumë që ka pushtet aq më shumë po i shtohet pasuria.
“Sipas deklarimit të pasurisë të vet z. Kurti, sa ma shumë po ka pushtet, aq ma i pasur edhe po bëhet. Këtë nuk po e them unë, por vet deklarimi i tij i pasurisë”, ka shtuar tutje.
Bytyçi thotë se një gjë e tillë vlen edhe për figura tjera të VV’së, meqë sipas tij, jo rasisht kanë dalë grupi më I pasur parlamentar në legjislaturën e fundit.
“Ky parim vlenë edhe për shume figura të tjera të Lëvizjes Vëtëvendosje, jo rasisht ishin grupi parlamentar më i pasur në legjislaturën e kaluar”, ka përfunduar Bytyçi.
Më të lexuarat


Si do jetë fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit? KQZ miraton specifikimet teknike

Gara për zgjedhjet e 25 prillit, Boiken Abazi i Vetëvendosjes bën lëvizjen e fundit

U largua nga koalicioni në momentin e fundit, aleati i Lulzim Bashës nxjerr prapaskenat, tregon arsyen pse nuk u shfaq tek lista e opozitës së bashkuar

Grida Duma jep lajmin fantastik për bizneset: Kur PD të vijë në pushtet...

Ultimatumi për listat e kandidatëve, habit Astrit Patozi me reagimin dhe ‘sulmon’ ndërkombëtarët: Po të jetë kriter korrupsioni, ka frikë se disa parti do të…

Ish-kreu i LSI befason me reagimin, mbështet publikisht kandidatin e Bindjes Demokratike

Erion Veliaj nxjerr prapaskenat e forta: Ju tregoj se çfarë po e tmerron Metën dhe Berishën

Nuk ndalet Ilir Meta, i hap 'luftë' sërish Ramës

‘Më e bukur dhe më e fortë!’, Rama publikon pamjet dhe jep lajmin e mirë nga Kruja

“Boll më! Nuk ke për të marrë mandat tjetër”, PD 'kërcënon' kryeministrin Rama
