BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Politike

Kush do e fitojë garën? Ish-deputetja e njohur e PD-së paralajmëron zhvillime të bujshme në Partinë Demokratike

Kush do e fitojë garën? Ish-deputetja e njohur e PD-së

Për ish-deputeten e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska gara për zgjedhjet e brendshme është e pabarabartë.

“Unë vlerësoj faktin që arritur të organizohet një garë, pavarësisht se nga vetë kandidatët në këtë garë ka kontestime pafund për rregullsitë e garës, por që unë dhe në konceptim tim politik, unë gjithmonë e kam pranuar garën edhe kur ka qenë e pabarabartë”, tha ajo.

Por, pavarësisht kontestimeve dhe kritikave që ka për procesin, Përnaska u shpreh se Partia Demokratike e ka të nevojshme të zhvillojë një garë të brendshme, sidomos pas humbjes së zgjedhjeve.

“Kjo është një garë e domosdoshme për statusin ku ndodhet Partia Demokratike. Ka dalë nga një goditje e rëndë, nga humbja e zgjedhjeve të 25 prillit dhe kjo goditje nga rezultati, e bën akoma më të domosdoshme garën për ndryshimin e lidershipit në PD, përgjegjësia e humbjes së një gare zgjedhore, çfarëdo qoftë ajo, i bie kryetarit dhe kryesisë së PD. E quaj të pabarabartë si garë, sepse nuk pati aktin aq fin të demokracisë që është dorëheqja e kryetarit dhe ky është njëri nga element që e cenon garën”, shtoi ajo.

Përnaska theksoi se kreu aktual i PD-së është vetëshpallur fitues, që në momentin kur nuk pranoi të japë dorëheqje dhe të hynte në garë pa asnjë “privilegj”.

“Ai [Lulzim Basha] është vetëshpallur fitues, sepse nuk ndërmori ato hapa minimalë për të organizuar, sipas përgjegjësisë që ka në atë pozicion një garë të hapur dhe rregulla të qartë për të gjithë. E gjykon veten të privilegjuar, që nuk pranoi t’i nënshtrohej këtyre rregullave dhe të dilte në një stad barazie me kandidatët e tjerë”, tha ajo.

Sipas saj, Partia Demokratike duhet t’i nënshtrohet një procesi të thellë ripërtëritjeje dhe të kthehet si alternativë e besueshme për shqiptarët.

“PD ka nevojë për ripërtëritje të thellë, që të bëhet sa më parë një alternativë e besueshme qeverisëse në Shqipëri. Pas-gara do të krijojë situata të reja, unë pres zhvillime dinamike në PD. Është parti që ka lindur nga lëvizja dhe është rritur nga lëvizja. PD është partia e masës. Ashtu ka lindur dhe ashtu duhet të rikthehet’, tha ajo për Euro News Albania.