BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Kush është politikani shqiptar i preferuar i saj? Flet Majlinda Bregu dhe tregon për herë të parë edhe frikën e saj më të madhe

Kush është politikani shqiptar i preferuar i saj? Flet Majlinda Bregu

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu, e cila aktualisht mban postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka treguar në një intervistë për “Living” se si arriti në krye të këtij posti, por dhe për familjen dhe politikën.

“Nuk erdhi asgjë tek unë, ishte një proces gare i mirëfilltë, për të marrë detyrën dhe në atë proces gare, votimi lobimi dhe të gjitha me radhë, në fund fare fitova unë dhe Shqipëria, sigurisht në vend të parë Shqipëria dhe pastaj unë”, u shpreh Bregu ndërsa më tej tregoi se si vendosi të konkurronte për një post të tillë.

“Ishte një moment kur me ndërgjegjësimin që të vjen kur fillon e piqesh pak më shumë, me maturimin, kuptova që nuk më jepte më asgjë pjesa e politikës së brendshme dhe për më tepër që siç dihet dhe siç erdhën rrethanat, në vitin 2017, ku një pjesë e mirë e atyre që kishin patur një mandat por dhe prej figurave të Partisë Demokratike ngelën jashtë listave të parlamentit, me vendimmarrje të kryetarit aktual të Partise Demokratike. Sigurisht që pati një moment vakumi dhe vendosa, të ndaj mendjen sepse unë nuk rri duke bërë viktimën përnjë kohë të gjatë, nuk rri duke qarë, nuk qurravitem e thënë në shqip, kështu që vazhdoj përpara. Ndryshe do të kisha rënë prej kohësh”, tha ajo.

E pyetur më tej nga Bruna, nëse e pati të vështirë të merrte dakordësinë e qeverisë për të kandidtuar për këtë post, Majlinda Brehu u shpreh, “Posti nuk parashikon që ti duhet të vish nga qeveria. Detyra parashikon një status të një personi dhe figure politike me njohje dhe kontribut në procesin jo vetëm të integrimit po të qasjes dhe afrimit të rajonit me Europën në përgjithësi dhe sigurisht që të kishte mundësi që të përfaqësonte në mënyrë të barazvlefshme të gjitha vendet. Nuk pati kundërshti. Unë e kam vlerësuar dhe sigurisht e kam respektuar si një akt normal civilizimi i cili duhet të jetë kështu gjirthmonë”.

Ndërsa sa i përket frikës së saj më të madhe, Bregu u shpreh se ka frikë të shohë të lënduar njerëzit e saj të dashur.

Ndërsa mjerimin më të madh për një njeri konsideron “Të jetë një vetëmashtrues me PHD. Të jetë një njeri që nuk ndalet së mashtruari dhe gënjyeri veten”.

Pjesë nga intervista e Majlinda Bregut:

Bruna: Për të kuptuar më shumë, si është një ditë e jotja e punës?

Majlinda: Kemi disa agjenda kryesore për të cilat jemi i gjithë stafi tërësisht i angazhuar, për ne, të paktën deri nga Korriku është periudhë sfidash. Kemi agjenden kryesore dhe shpresojmë të jemi të suksesshëm ta firmosin shumë shpejt, atë të uljes së tarifave të celularëve roaming, për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Pra duke filluar nga ky vit, do kemi uljen e tarifave. Nëse je në Sarajevë mos kesh frikë të hapësh telefonin dhe internetin se do të vijë fatura pastaj kur të kthehesh shume e lartë. Ështe tjetra që ka të bëjë me njohjen e titujve dhe diplomave për katër profesione. Pra për një djalë apo vajzë që mbaron studimet për mjekësi, apo dentist apo inxhenjer në Shkup ose në Tiranë, të ketë mundësinë nëse do dhe nëse gjen një punë të punojëdheta ushtrojë profesionin në Beograd, Podgoricë, Sarajevëe kështu me rradhë. Për të punuar nesër në vëndet e BE, sikurse Europa ka bërë mes vetit me profesionet e saj.

Bruna: Për një politikane në karrierë, që ka patur pozicione shumë të rëndësishme në Shqipëri. Në raport me to, si qëndron pozicioni aktual i punës si Sekretare e Përgjithshme?

Majlinda: Nuk është rastësore që dhe paraardhësit që kanë qënë këtu vinin nga rradhët e politikës. Ky pozicion kërkon ta kesh kaluar atë fazën e trajnimit apo luftës së politikës së brëndshme për t’i parë gjërta më ftohtë dhe në mënyrëmë të shëndetshme. Arrin të gjykosh zhvillimet, ecjn, problemet që ka secila nga ekonomitë nëtëgjithë rajonin apo dhe më tutje. Unë kam pak ose aspak kohë, sot darkave kur tentoj të lexoj për të ndjekur në mënyre reale atë që ndodh gjatë ditës. Ndërkohë kur jam në Tiranë bombardohem me mesazhe për zhvillimet politike, të politikës së brendshme, dhe as më lejohet dhe as jam e interesuar për të bërë komente për politikën e brendshme më.

Bruna: Nga ky kënd në të cilin je tani çfarë mendon për politikanët shqiptarë, jo për politikën.

Majlinda: Në politikë është personaliteti, veprimi ajo që e bën politikën. Nuk bëhet politika vetëm me ëndrra. Pra në momentin që ke vendosur të kesh veprim atëherë e provon veten si politikan. Përndryshe është e pamundur. Një fitues e ka më kollaj dhe e ka detyrë kryesore t’i japë vetes dhe të identifikojë një aksion të qartë politik. Një humbës mund të bëjë çdo gjë në momentin që pastaj është humbës por dhe ka vendosur të jetë humbës. Në rastin që ke dëshirë dhe vullnet përtë ndryshuar sigurisht qëtëkalosh tek aksioni dhe jotekretorika.

Bruna: Nëse do të më jepnit një emër të politikanit shqiptar që e respektoni më shumë, cili do të ishte? A ke miq të PD në Shqipëri?

Majlinda: Kam miq kudo dhe nuk janë vetëm miq që janë vetëm në partinë demokratike, sikur kam dhe miq që nuk kanë ndarë asnjëherë të njëjtën bindje politike me mua por janë miq shumë të mirë.

Bruna: A e ke ndjerë paragjykimin në politikë ?

Majlinda: Kur fillon e ngrihesh pak më shumë, bëhesh më shumë halë në sytë e atyre që nuk të duan. Kudo dhe ne Europëdhe në vendet më të zhvilluara po të shohësh ka prapë një lloj stepje për të promovuar gratë, ka prapë të njëjtën masë gjykimi dhe të njejtin metër për gratë në politikë. Lajmet të gjykojnë për flokët e krehur ose të pa krehur edhe për një takim ose për mënyrën se si prezantohesh dhe për buzëqeshjen. Pra ti bën lajm sidomos kur je grua në politikë për cdo gjë, mbase sepse dhe shoqëritë kanë filluar të bëhen pak më të cekëta në këtë gjë. Njerëzit e kanë më të lehtë të gjykojnë se sa të mendojnë.  .

Bruna: Çfarë është për ty lumturia e përkryer ?

Majlinda: Një ditë me shi, në një shtëpi druri, në mes të pyllit ku të kishte dhe pak det. Dhe të kem mundësinë të lexoj në divan me orë dhe të mos më shqetësojë njeri. Ky është ideali që imagjinoj, mundësisht më një palë tuta në shtëpi e pa krehur dhe e pa lyer. Të kesh mundësinë të dëgjosh shiun por të kesh dhe gjelbërimin dhe një liqen apo det jashtë.

Bruna: Cila është frika jote me e madhe ?

Majlinda: Të shoh të lënduar një person që dua.

Bruna: Cili është tipari që nuk pëlqen te vetja?

Majlinda: Që nuk di të eci ngadalë dhe të bëj gjëra ngadalë.

Bruna: Po te të tjerët çfarë nuk të pëlqen?

Majlinda: Te të tjerët nuk pëlqej dot rehatinë dhe këtë cekëtinën. Kur shoh dhe takoj njërëz që u duket se jeta e tyre është 2240 mijë vjet dhe e nisin ditën duke u zgjuar nga gjumi në orën 11 dhe pastaj vazhdojnë me një kafe dhe dy kafe dhe nga dreka thonë kismet shohim se çfarë do të bëjmë dhe nuk kanë një program dhe nuk i ngacmon një gjë së brëndshmi dhe nuk kanë një betejë me veten këta janë njerëzit që mua më çmendin fare. Nuk e di se si ja dalin në jetë që të vazhdojnë dhe te ecin pak më tej.

Bruna: Me cilat gjëra e tepron ?

Majlinda: Nuk kam gjera me të cilat e teproj.

Bruna: Në cila rrethana do të gënjeje ?

Majlinda: Për të mbrojtur një njeri që dua apo diçka që dua.

Bruna: Kush apo çfarë është dashuria më e madhe e jetës tënde ?

Majlinda: Dy fëmijët e mi.

Bruna: Cila është gjendja emocionale momentale ?

Majlinda: Jam racionale, cool ose kullerke do thonin kosovarët. Nuk e di pse gratë fillojnë e bëhen keq kur thonë: “ U plaka”. Ka një gjë aq të mirë kur u rriske, sepse i sheh gjërat, i kupton më mirë, je më e pjekur, jo çdo gjë që të ka alarmuar para disa vitesh të alarmon tani. Ke një lloj sensi vëtëmbrojtje dhe e di se ku nuk duhet ta shqetësosh veten.

Bruna: Çfarë konsideron si mjerimin më të madh për nje njeri?

Majlinda: Të jetë një vetëmashtrues me PHD. Të jetë një njeri që nuk ndalet semashtruari dhe gënjyeri veten.

Bruna: Cila është cilësia më e veçantë që ke?

Majlinda: Nuk gjykoj dhe nuk paragjykoj. Dmth gjëja e fundit që mua më bie ndërmend është që të paragjykoj një njeri dhe mundohem t’i kuptoj dheta ve veten ne pozicionin e secilit, mbase kjo është. Jam kaq e hapur dhe këtu e kuptoj qëështë problemi kryesor që ka një përplasje të madhe. Ngaqë unë nuk paragjykoj dhe jam shumë e hapur pres që të njëjtën gjë ta kenë të tjerët ndaj meje. Por nuk ke gjithmonë të njëjtin kthim të asaj që bën.

Bruna: Cfarë vlerëson tek një mashkull?

Majlinda: Që të jetë i aftë dhe të ketë sharmin të pranojë dobësitë e veta.

Më të lexuarat