BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Politike

Kush fitoi dhe kush humbi nga marrëveshja e sotme? Analisti Afrim Krasniqi zbërthen detajet

Kush fitoi dhe kush humbi nga marrëveshja e sotme? Analisti Afrim Krasniqi

Analisti  Afrim Krasniqi, komentoi në studion e “Ditari” arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, duke e cilësuar atë si “një marrëveshje për të mos pasur Reformë Zgjedhore”.

Më tej, ai tregoi se kush fitoi dhe kush humbi nga marrëveshja e sotme.

“Opozita ka kërkuar një sërë masash shtesë dhe të sigurisë, një nga ato është identifikimi biometrik dhe mazhoranca e ka pranuar këtë me kushtin që opozita të bëhet pjesë e sistemit. Politikisht, mazhoranca është e fituar sot, për arsye se opozita nuk është e përfaqësuar në institucione dhe ka pranuar institucionet e mazhorancës me një çmim të cilin mazhoranca është e gatshme që ta paguajë, që çdo vendim i Këshillit Politik të votohet nga Parlamenti pa u ndryshuar, duke formalizuar rolin e Parlamentit. Detajet e tjera nuk sjellin reformë dhe nuk kanë rëndësi për publikun. Që kur opozita pranoi të hyjë në Këshillin Politik, mori parasysh faktin që nuk do të arrijë dot të realizojë asnjë nga kërkesat e saj politike, pasi nuk mundesh t’i realizosh kur ke përballë palën tjetër dhe ku po negocion me të. Kërkesat politike realizohen kur i bën presion palës tjetër dhe presion i bën kur qytetarët të përkrahin dhe ka reagime e protesta. Për momentin, opozita ka marrë një gjë të rëndësishme: kalimi i Këshillit Politik mbi Parlamentin”, shpjegoi Krasniqi.

Më të lexuarat