BREAKING NEWS

Qeveria e re, vetëm 4 ministra gëzojnë besimin e Ramës, ja kush rrezikon largimin dhe ndryshimi i strukturës së ministrive

Qeveria e re, vetëm 4 ministra gëzojnë besimin e Ramës, ja
x
BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x

Politike

Kush nga shtetet e BE do ti hapë kufijtë për Shqipërinë? Flet ministrja Manastirliu

Kush nga shtetet e BE do ti hapë kufijtë për

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se vendet e BE do të marrin nesër një vendim për të gjitha vendet, për të hapur ose jo kufijtë.

“Do të ketë një vlerësim të vendeve të BE nesër. Ata do të marrin në vlerësim gjithë vendet, bazuar në kriterin epidemiologjik, në numrat e rasteve të reja për 100 mijë banorë për 14 ditëshin e fundit. Dua ta theksoj se këto janë vlerësime periodike.

Ne kemi bërë takime me ambasadorët e këtyre vendeve, janë shpjeguar të gjitha situatat. Pavarësisht vendimit që do merret, kjo është një situatë dinamike. Vlerësohen 14 ditët e para, pastaj vlerësohen 14 ditët e tjera”, tha Manastirliu në emisionin e Eni Vasilit.

Më tej, ajo tha se vendi ynë e ka hequr sistemin e karantinës për ata që kthehen nga vendet e BE-së.

 “Ne e kemi hequr karantinën 14 ditore, por kemi vendosur një klauzolë me Komitetin, që në rast se ne e vlerësojmë të detyrueshme karantinën mjekësore ajo do vendoset”, u shpreh ministrja.

Përsa i përket zërave për një rikthim të mundshëm të vendit në izolim si në nisje të pandemisë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi se Shqipëria nuk do kthehet mbrapa dhe kërkoi që qytetarët të zbatojnë rregullat.  

“Shqipëria nuk do kthehet mbrapa, por diçka i kërkojmë publikut. Të zbatojë masat. Çelësi për të vijuar në normalitetin e ri janë masat që duhet të zbatojmë. Të mbahen maskat nëse nuk zbatohet distancimi. Distancimi social që duhet të jetë element i futur në kulturën e përditshme, larja e duarve, kollitja... Këto janë masa të thjeshta. Nëse i zbatojmë s’do kemi përhapje të covid”, tha ajo.