BREAKING NEWS

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi me Shqipërinë

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi
x

Politike

Kush po bën plane të fshehta? Basha komenton deklaratën e bujshme të ambasadores Kim

Kush po bën plane të fshehta? Basha komenton deklaratën e bujshme

I pyetur për reagimin e Ambasadores Amerikane Yuri Kim, lideri i opozitës Lulzim Basha theksoi në “ABC Neës”  se me deklaratat e saj ambasadorja i është drejtuar atyre që kanë plane për të konsoliduar kapjen e drejtësisë në një moment që drejtësia do të bëjë detyrën.

Gjithashtu Basha u ndal edhe tek kriza ekonomike, ndërsa theksoi se fermerët nuk janë ndihmuar me paketa nga qeveria. Basha u shpreh se e gjithë përpjekja për shembjen e ndërtesës është bërë për të marrë truallin ku ndodhej godina e teatrit.

Sipas tij teatri është vetëm një seri episodesh që tregon krizën e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Kryeministri Rama sipas tij nuk ka interes për Reformën Zgjedhore, ndërsa shtoi se nuk pranon as ndryshimin e sistemit.

Ambasadorja amerikane u shpreh: “Nuk dua t’i besoj thashethemeve për një marrëveshje, për të vrarë reformën pas krahëve? Si e komentoni, kujt i drejtohet?

Basha: I drejtohet atyre që kanë plane për të konsoliduar  kapjen e drejtësisë në një moment që drejtësia do të bëjë detyrën. Ata që i tremben 339 janë arsyeja e vetme pse shqiptarët kanë një paketë ndihmë më të vogël. Edi Rama zgjedh që shqiptarët t’i paguajë sa 1/3 që paguan i Kosova në këtë situatë pandemie, ndërsa oligarkët vazhdon ti paguajë njësoj.

Më të lexuarat