BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Politike

“Kushtetuesja” ia la në dorë qeverisë shkrirjen, Bordi i Transparencës rrit pa asnjë shqetësim çmimet për benzinën e naftën, PD zyrtare kërkon shpërbërjen e BT

“Kushtetuesja” ia la në dorë qeverisë shkrirjen,

Bordi i Transparencës për hidrokarburet rriti dje për naftën, gazin dhe karburantin. Ky vendim provon sërish abuzimin dhe zhvatjen skandaloze që shteti shqiptar, në bashkëpunim me kompanitë më të fuqishme të transportit e shitjes së hidrokarbureve vazhdojnë të kryejnë në mënyrë skandaloze në dëm të qytetarëve të shumtë shqiptarë. Përveç faktit që gjendja e emergjencës ekonomike nuk është përmendur më nga qeveria dhe kryeministri Rama, që pas më se 1 viti Këshilli i Ministrave nuk e shkrin këtë binom shtet-kompani private, edhe pse Gjykata Kushtetuese ia ka lënë të hapur  kompetencën në 18 prill të këtij viti për shkrirjen e këtij bordi, përsëri asgjë s’ka ndryshuar në këtë pikë. Ndryshimi i çmimeve të karburanteve solli dhe reagimin e ashpër të fraksionit të Partisë Demokratike zyrtare. Megjithatë, edhe Gjykata Kushtetuese ka krijuar një kleçkë në 18 prill për të zgjatur funksionimin e Bordit të Transparencës së çmimeve të hidrokarbureve. N/kryetarja Jorida Tabaku kërkoi urgjentisht shkrirjen e këtij bordi nga Kuvendi i Shqipërisë.
Me 3 lekë/litër rritet nafta, benzina me 6 lekë/litër
Sipas krahasimeve, çmimi i shitjes së naftës me pakicë rritet me 3 lekë/litër, nga 173 lekë/litri në 176 lekë/litri. Për shitjen e benzinës me pakicë rritja bëhet me 6 lekë/litër, duke shkuar nga 173 lekë/litri në 179 lekë/litri. Vetëm çmimi i shitjes së gazit me pakicë nuk është ndryshuar. Bordi i Transparencës publikoi dhe çmimet e shitjes së hidrokarbureve me shumicë. "Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 82 lekë/litër", njoftoi Bordi i Transparencës së çmimeve të karburanteve.
Tabaku: Kuvendi të shkrijë BT e karburanteve, të zbatojë vendimin e GJK
N/kryetarja e Partisë Demokratike zyrtare, Jorida Tabaku e quajti skandaloze vazhdimin e aktivitetit të Bordit të Transparencës së çmimeve, pasi sipas saj Gjykata Kushtetuese ka vendosur në 18 prill që krijimi i këtij bordi prej 12 anëtarësh (7 nga shteti dhe 5 nga bizneset e hidrokarbureve) është kryer në mënyrë antikushtetuese. Në rrjetet sociale, ajo kërkoi qeveria socialiste të marrë vendim për shkrirjen e këtij bordi duke respektuar “vendimin” e GJK. Ajo shtoi se Bordi i Transparencës së çmimeve të shportës dhe Bordi i Transparencës së çmimeve të karburanteve u morën qytetarëve shqiptarë në mënyrë të paligjshme plot 600 milionë euro në harkun kohor të 1 viti. “Qeveria duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese! Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Bordi i Ushqimeve dhe Bordi i Karburanteve përveçse antikushtetuese, i kanë kryer funksionet e tyre në kohë! Në shkelje të plotë të konkurrencës, me një rast të pashembullt në botë, bizneset e mëdha u ulën në tryezë me qeverinë e përcaktuan çmimet në dëm të xhepit të qytetarëve! Nga kjo shkelje e kushtetutës të paktën 600 mln euro u paguan shtesë nga qytetarët në arkën e bizneseve që uleshin në tavolinë për të vendosur çmimin”, shkruan fillimisht deputetja demokrate. Në fund, ajo u bëri thirrje kolegëve të saj të opozitës dhe kundërshtarëve në mazhorancë se duhet të vendosin me votë në Kuvend shkrirjen e Bordit të Transparencës së çmimeve të karburanteve. “Prandaj i bëj thirrje dhe parlamentit që të mblidhet për të kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtij bordi. Jam e bindur që ka shumë prej kolegëve socialistë që mund të ndajmë shumë mendime të ndryshme, por puqemi pikërisht në çmendurinë e këtij bordi sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, komentoi Tabaku.
Çfarë ka ndodhur nga marsi 2022 deri më sot?
Në 12 mars dhe 1 prill 2022, hynë në fuqi Bordi i Transparencës së çmimeve të karburanteve dhe Bordi i Transparencës së çmimeve të produkteve të shportës. Kryeministri Rama këmbënguli vjet se ky proces erdhi si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet botërore nga Lufta Rusi-Ukrainë. Edhe pse pati protesta vitin e kaluar kundër rritjeve skandaloze dhe aspak të justifikuara të çmimeve, përsëri këto 2 borde vazhduan normalisht aktivitetin. Në fund të vitit të kaluar, opozita dërgoi në Gjykatë Kushtetuese 2 kërkesa për shkrirjen e 2 bordeve të sipërpërmendura, me argumentin se janë krijuar thjesht me akte normative duke iu mbivendosur ligjeve përkatëse dhe po u shërbejnë si instrument pasurimit të oligarkëve të lidhur me pushtetin. Në 22 shkurt të këtij viti, GJK vendosi shkrirjen e bordit të çmimeve të shportës, me argumentin se nuk ishte a arsyeshme që qeveria të bëjë një akt të tillë normativ, për shkak se nuk ka pasur asnjë urgjencë e as nevojë të jashtëzakonshme për t’u bërë me kaq shpejtësi. Megjithatë, për bordin e çmimeve të karburanteve, 9 anëtarët e GJK vepruan me tjetër standard në 18 prill.
GJK ia lë në dorë qeverisë shkrirjen e BT të karburanteve, ja paradoksi
Në 18 prill, GJK vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e deputetëve të opozitës për sa i përket shfuqizimit të bordit të çmimeve të karburanteve. “Kleçka” u gjet në nenin 21/10 të aktit normativ nr.5, dt. 12.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999, ‘për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre’, të ndryshuar”. Trupa gjykuese vendosi të heqë fjalinë e dytë, pika 2, të nenit 21/10, që titullohet “Kohëzgjatja dhe zbatimi”. Ja çfarë shkruhet: “2.Zbatimi i parashikimeve të këtij kreu fillon me shpalljen e situatës së veçantë me vendim të Këshillit të Ministrave. Përfundimi i situatës së veçantë dhe i zbatimit të parashikimeve të këtij kreu përcaktohet me vendim të Bordit”. Në këtë mënyrë, GJK i heq “fuqinë” këtij bordi për t’u vetëshkrirë. Në fakt, kjo është tërësisht absurde, pasi ky bord u krijua me një akt normativ nga qeveria “Rama 3”. Sipas logjikës ligjore, duhet të vendosë qeveria vetë me akt normativ ose të propozojë në Kuvend shkrirjen e BT të çmimeve të hidrokarbureve. Pra, me pak fjalë, GJK thjesht ka “bërë një vrimë në ujë” për këtë kërkesë të opozitës, duke favorizuar hapur qeverinë dhe mazhorancën. Në këtë situatë, duke parë dhe numrat e pakta që ka opozita në Kuvend, ka gjasa që ky bord të vazhdojë aktivitetin sipas “shijes” dhe “humorit” të qeverisë tonë. Ndaj, “interpretimi” n/kryetares së PD zyrtare, Jorida Tabaku se GJK për BT e hidrokarbureve, është i pakuptimtë. Për më tepër, GJK nuk vendosi menjëherë shkrirjen e bordit të çmimeve të karburanteve, siç veproi me atë të çmimeve të shportës, por ia la “topin” qeverisë.


Më të lexuarat