BREAKING NEWS

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
x

Politike

Kushtetuesja, KLGJ hap 5 vende të lira në Gjykatën e Lartë, ndërkombëtarët shtojnë presionet ndaj Tushës

Kushtetuesja, KLGJ hap 5 vende të lira në Gjykatën e Lartë,

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të hapë vakanca të reja në Gjykatën e Lartë, në kuadër dhe të kërkesave nga Kuvendi. Gazeta e tha pak ditë më parë se SHBA dhe BE ndërhynë në këtë mes. Por pas konsultave me ta, dje është vendosur që të hapen 5 vende vakante. Plotësimi i Gjykatës së Lartë do të mundësojë më pas dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. “Duke mbajtur në konsideratë, plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, Këshilli vendosi hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqtarëve, për 5 (pesë) pozicione të lira, 4 në fushën e të drejtës penale dhe 1 administrative dhe fillimin e procedurës së përshpejtuar të vlerësimit etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për gjyqtarët që kanë plotësuar deri tani 3 kushtet ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë në këtë gjykatë”, thuhet në deklaratë. Më tej Këshilli, vendosi rihapjen e procedurës së komandimit për inspektor nga radhët e gjyqtarëve në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si dhe rihapjen e procedurës së komandimit për dy pozicione të shërbimit civil nga radhët e gjyqtarëve, në Ministrinë e Drejtësisë. Më tej Këshilli vendosi verifikimin e tre kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, të kandidatit z. Enton Dhimitri si dhe vijimin e verifikimit për kriteret e tjera të kandidimit. Në kuadër të ngritjes së Gjykatës Kushtetuese kanë shtuar lëvizjet dhe ndërkombëtarët. Dje ambasadori britanik ka takuar nënkryetaren e KED, Vitore Tusha. “Zj. Tusha e njohu ambasadorin Norman me problematikat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë këtyre viteve të krijimit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe theksoi angazhimin maksimal të anëtarëve të tij, si gjatë vitit 2019, kur ky këshill vendosi themelet e një procesi shumë të rëndësishëm kushtetues, atë të përzgjedhjes së anëtarëve të parë në Gjykatën Kushtetuese. Procesi për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi të veçantë për funksionimin e shtetit ligjor dhe për këtë arsye, bazuar edhe në rekomandimet e Komisionit të Venecias, KED 2020 ka marrë të gjitha masat për përfshirjen e tyre në aktet rregullatore të KED. Gjatë takimit ambasadori Norman u shpreh se reforma në drejtësi është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, proces i cili duhet të çohet deri në fund. Ambasadori britanik theksoi se KED për nga natyra e vet ka pasur gjithmonë vëmendjen e ndërkombëtarëve, duke shprehur me këtë rast mbështetjen e tij publike dhe personale në ndihmë të këtij këshilli”, njoftoi KED.