BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Politike

Kushtetuesja pranon kërkesën e Voltana Ademit, kalon për shqyrtim padia për zgjedhjet e 30 qershorit

Kushtetuesja pranon kërkesën e Voltana Ademit, kalon për shqyrtim

Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do të vendosë nëse zgjedhjet e 30 qershorit ishin të vlefshme apo jo. Ishte kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ajo e cila ju drejtua gjykatës. Ashtu siç gazeta e tha pak ditë më parë se Kushtetuesja ka nisur të marrë vendime, pjesë e vendimmarrjes është dhe padia e Ademit. Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur që ajo të kalojë në seancë plenare, ku dhe do të vendoset nëse do të kemi zgjedhje të reja apo jo. Emrat e 3 gjyqtarëve që kanë marrë vendimin nuk kanë dalë ende, por e sigurt është se mes 3 prej tyre janë ose Marsida Xhaferllari, ose Vitore Tusha. Kur të zbardhet vendimi në ditët në vijim, do të dalin dhe emrat e gjyqtarëve. Por ky shqyrtimi i padisë do të bëhet pasi Kushtetuesja të ketë arritur kuorumin e nevojshëm prej 6 ose më shumë gjyqtarësh.

Ndërkohë kjo vërteton skandalin që denoncoi gazeta, pasi janë 52 vendime të marra nga Kushtetuesja dhe në gjysmën e tyre është pjesë Marsida Xhaferllari, për të cilën nuk ka një vendimmarrje nëse i takon apo jo mandati. Ngritja e Kushtetueses është kthyer në një betejë mes Presidencës dhe qeverisë. Kjo gjykatë do të vendosë fatin e presidentit pasi Kuvendi të bëjë shkarkimin e tij dhe për këtë arsye Kushtetuesja ka marrë rëndësi të madhe. Përplasjet për të nisën në vjeshtën e vitit që lamë pas, pasi presidenti refuzoi që të zgjidhte anëtarin e dytë brenda aftit 30 ditor. Edhe pse ligji nuk e parashikon në asnjë vend, Meta nxori një dekret për pezullimin e garës dhe më pas dekretoi Marsida Xhaferllarin. Por ligji për Gjykatën Kushtetuese e ka të përcaktuar se nëse kalon afati 30 ditor, i emëruar quhet emri i parë në listë, që ishte Arta Vorpsi. KED dhe Kuvendi njohin këtë të fundit, ndërsa Meta shprehet se i takon Xhaferllarit.

Por teksa zgjidhja në këtë mes vjen vetëm nga një vendimmarrje e plotë e Kushtetueses, kur ajo të jetë kompletuar me anëtarë, duket se në lojë ka hyrë Vitore Tusha. Kësaj të fundit i ka mbarur me kohë mandati, por vijon në detyrë dhe mban përkohësisht postin e kryetarit. Kjo e fundit duket se i ka dhënë një dorë të madhe Metës në këtë mes, pasi që në fillim nxori emrin e Xhaferllarit në faqen zyrtare të Kushtetueses, e futi më pas te lisat për anëtarë të KED, ndërsa tani Xhaferllari shfaqet dhe në vendimmarrje. Pra duket se kemi një kolaps të tërë dhe secili bën si të dojë, pa zbatuar ligj e Kushtetutë.