BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia me trupa ushtarake

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani gjerman për të ndryshuar politikën me “dy karrige” të Vuçiçit, këshilltari i Scholz “zbarkon” në rajon, del jashtë loje dhe “Ballkani i Hapur”

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani
x
BREAKING NEWS

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja pika ku mund të shpërthejë “Lufta e Tretë Botërore” që do të përfshijë Rusinë dhe NATO

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja
x
BREAKING NEWS

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e armëve bërthamore, shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës, SHBA e paralajmëron për pasoja katastrofike

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e
x
BREAKING NEWS

Henry Kissinger: Putin ka humbur, ne e mundim dhe në luftën bërthamore, ja si duhet të kundërpërgjigjet NATO

Henry Kissinger: Putin  ka humbur, ne e mundim dhe në luftën
x
BREAKING NEWS

Ndryshime në Polici/ Muhamet Rrumbullaku nis me emërimet, lëvizin drejtorët në disa qarqe të rëndësishme të vendit, zbardhen emrat

Ndryshime në Polici/ Muhamet Rrumbullaku nis me emërimet, lëvizin
x

Politike

Kushti i grupimit të Bashës që do të hapë “Kutinë e Pandorës”, përveç Metës dhe Berishës lamtumirë politikës mund t’i japin edhe shumë politikanë socialistë, ja kush rrezikohet

Kushti i grupimit të Bashës që do të hapë

Deputetët e grupimit të ish-liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha mund të kenë rolin kyç për të hapur “Kutinë e Pandorës”. Në vjeshtë fokusi i Parlamentit do të jetë pikërisht te ndarja e politikës nga e shkuara komuniste dhe të parët që rrezikojnë të përjashtohen nga politika pritet të jenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është me teserë të PSH dhe ish-presidenti Ilir Meta. Partia Socialiste  nuk i ka e vetme votat dhe i duhet mbështetja e Enkelejd Alibeajt. Kjo përpjekje për ta nxjerrë në pension politik, ish presidentin dhe kryeministrin demokrat, do të “zhdukë” nga politika dhe figura të tjera të njohura të Parlamentit, ku të rrezikuar janë edhe shumë politikanë socialistë me të shkuar komuniste.

Kushti i Albiejat

Përjashtimi i Sali Berishës nga socialistët duke përdorur skemën  si ish-sekretar partie, ka si pengesë një vendim i gjykatës kushtetuese i 23 Marsit 2010 , cili rrëzoi ligjin e atëhershëm të lustracionit miratuar 22 Dhjetor 2008. Në të tilla kushte socialistët po promovojnë vendosjen në ligj të ndalimit të kandidimit për deputet të personave shpallur tashmë non grata. iratimi kësaj shtese në ligjin e dekriminalizimit kërkon edhe ndryshim kushtetues. Socialistët mund ta arrijnë këtë vetëm me votat e fraksionit Alibeaj, me kushtin që PS të miratojë projektligjin “Alibeaj” për dekomunistizimin. Projekt që prek hapjen e dosjeve për të gjithë. Hapje që nuk do të prekte vetëm Ilir Metën, por të gjithë spektrin politik parlamentar, këtë sot, dhe atë nesër. Kështu deri në shtator kur nismat të përballen në kuvend, do shohim nëse dëshira për të përjashtuar Berishën dhe Metën nga politika, do t’i rezistojë ngurrimit, se bashkë me ta, lamtumirë politikës mund t’i japin edhe shumë politikanë të mazhorancës së majtë.

Skema e socialistëve

Gazeta ka mësuar se shumica socialiste krahas miratimit të projektligjit propozuar nga autoriteti dosjeve që i hap rrugë bërjes publike të emrit të bashkëpunëtorit të ish sigurimit politikanit, me inicialet I.M, pritet të shkoj edhe më tutje. Mes rreshtave përveç Taulant Ballës e paralajmëroi kryeministri Edi Rama. “Kjo duhet jo vetëm për këtë bashkëpunëtor, po edhe për të tjerë. Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit)”, deklaroi pak ditë më parë Rama. Megjithëse kryeministri nuk jep detaje specifike për këtë, një burime pranë Partisë Socialiste në dijeni të kësaj iniciative tha se bëhet fjalë për vendosjen e një neni në ligjin e dekriminalizimit për ndalimin e kandidimit për poste publike, përfshi atë deputetit, të të gjithë atyre të cilët kanë mbajtur pozicione partiake në Partine e Punës së Shqipëri dhe që kanë qenë bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Një i tillë aktiv në politikën shqiptare dhe po ashtu deputet në Kuvendin e Shqipërisë është ish sekretari Partisë së Punës Sali Berisha. Zoti Berisha u pranua kandidat për anëtar i Partisë Komuniste, qysh në moshën 21 vjeçe, në vitin e dytë të universitetit, ndërsa në moshën 24 vjeç, u pranua anëtar i PPSH. Pas anëtarësimit në Partinë e Punës Sali Berisha u zgjodh  më pas 4 herë Sekretar Partie, i Qendrës Universitare e Spitalore-Tiranë ku ai punonte si mjek. Shumica socialiste me këtë operacion të nisur në emër të pastrimit të politikës nga bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit tenton që me një gur të vras dy zogj. Të diskreditojë dhe të ndalojë nga kandidimi politikanin I.M për të cilin autoriteti dosjeve thotë se është ish presidenti Ilir Meta, gjë të cilën ai e mohon kategorikisht. Nga ana tjetër të largojë njëherë e mirë nga Parlamenti e ti jap fund të qenurit deputet të “non gratës” amerikane dhe britanike Sali Berisha. Edi Rama la të kuptohet se legjislatura e ardhshme parlamentare që pritet të nis në shtator do të ketë prioritet këtë çështje.

Më të lexuarat