Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kuvend/ Pr.ligji për pakicat kombëtare, Hysi vlerëson nismën e Qeverisë

Postuar: 12/10/2017 - 11:38

Deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi, e ka vlerësuar pozitivisht nismën e qeverisë shqiptare për të miratuar një projektligj për pakicat kombëtare.

Nga foltorja e Kuvendit, Hysi tha se Shqipëria ka ratifikuar Konventën për pakicat kombëtare dhe se këto të fundit janë një vlerë e shtuar e shoqërisë.

“Shqipëria ka ratifikuar konventën për pakicat kombëtare. Ato anë një vlerë e shtuar e shoqërisë. E vlerësoj pozitivisht nismën e qeverisë për miratimin e një pr/ligji. Ne pasurojmë shoqërinë shqiptare me vullnetin për të mbrojtur pakicat. Hartimi dhe konsultimi i këtij ligji para se të vijë në kuvend është model. Ideja për të pasur një pr.ligj ka qenë shumë e vjetër, që në vitin 2006. Ky projekt u mundësua në vitin 2014 dhe u deshën tre vite punë për të pasur një projekt të mirë. Në Komisionin e Ligjeve ka pasur diskutim dhe të gjithë deputetët e kanë parë këtë ligj me vëmendje dhe duke e vlerësuar atë si një ligj ku nuk mund të bëhet politikë. Pakicat duhen vlerësuar si një vlerë në shoqërinë shqiptare dhe jo si vlerë politike. Ne arritëm të përmirësojmë draftin e paraqitur në mbrojtje të pakicave dhe kurrsesi për të cenuar përkatësinë e tyre”, tha Hysi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 20:52

Edhe pse gjatë ditës së djeshme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi në një festë anëtarët e kësaj partie, për të festuar 27 vjetorin e krijimit, nuk kanë munguar urimet edhe sot.

Postuar: 12/12/2017 - 20:43

Ish-kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në studion e lajmeve të “AbcNews” deklaroi se në çdo rast ka qenë dhe është me bazën e kësaj force politike.

Postuar: 12/12/2017 - 20:28

PD e ka cilësuar si të jashtëligjshëm procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm duke akuzuar Ramën kërkon që të mbyllë dosjet e korrupsionit.

Postuar: 12/12/2017 - 19:18

Komisioni Ad Hoc i Shoqërisë Civile ka sqaruar qëndrimin e saj për kandidatin nga Shoqëria Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Postuar: 12/12/2017 - 18:58

Partia Socialiste ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta, duke refuzuar ndryshime në ligjin për tarifat gjyqësore.

Postuar: 12/12/2017 - 18:19

Zyrtarisht janë shtatë kandidatë për të pasur postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.