BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

Kuvendi e Presidenca “luftë” dekretesh, Meta kthen ligjin për gjobat ndaj medias, mazhoranca i rrëzon sot dekretin për vetingun në polici

Kuvendi e Presidenca “luftë” dekretesh, Meta kthen ligjin

Thellohet lufta mes Parlamentit dhe Presidencës. Pas një heshtje disa javore, presidenti Ilir Meta i është rikthyer lojës me dekretet. Së fundmi kreu i shtetit ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend aktin normativ që përcakton rregullat dhe sanksionet për televizionet, gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19. Ky akt parashikon 1 milion lekë gjobë deri në bllokim të transmetimit për mediat audiovizive, të cilat marrin më shumë se 2 persona në një studio dhe ruajtja e distancës 2 metra.

Meta kthen ligjin për gjobat ndaj medias

Ndërkohë presidenti Meta përmes një njoftimi zyrtar thekson se e ka refuzuar ligjin, pasi sipas tij, parashikimet krijojnë hapësira për abuzime dhe cenim të lirisë së fjalës. Madje, presidenti thotë se sanksionet e parashikuara janë jo proporcionale me qëllimin e tyre. “Sipas argumenteve shoqëruese të Dekretit, kufizimi për ruajtjen e një distance prej 2 metrash midis të ftuarve në studiot televizive është një masë e detyrueshme dhe e mirëpritur, por sanksioni ndëshkues administrativ është shproporcional. Sipas ligjit, ky sanksion që rrezikon të çojë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave, jo më nga një organ i pavarur, por nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë që përfaqëson vullnetin politik, cenon të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes, të parashikuara në nenet 22 dhe 23 të Kushtetutës”, thuhet në njoftim. Më tej në argumentet e tij, presidenti Ilir Meta thekson se ky sanksion rrezikon të çojë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave edhe për faktin se gjendja e fatkeqësisë natyrore ka mbaruar tashmë. “Ky ligj është kthyer pasi Kuvendi, duke miratuar aktin normativ nr.20, datë 20.05.2020, të Këshillit të Ministrave që paraqitet si një akt që “lehtësonte” masat kufizuese për jo më shumë se 2 persona të pranishëm në një studio gjatë kohës së epidemisë, në fakt përcakton një masë të rëndë administrative fikse, me gjobë 1 000 000 (një milion) lekë ose vendosjen e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, ndërkohë që gjendja e fatkeqësisë natyrore e shpallur me ligj, ka përfunduar vetëm 5 ditë pasi Kuvendi ka miratuar këtë akt”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, presidenti Meta thekson se akoma më shqetësues mbetet fakti se masa ndëshkuese merret nga Ministria e Shëndetësisë, duke rritur rrezikun për abuzime dhe ndikime politike. “Masat ndëshkuese joproporcionale, mund të çojnë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave, jo më nga një organ i pavarur, por nga Ministria përgjegjëse për Shëndetësinë që përfaqëson vullnetin politik, duke ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë dhe objektivitetin e informacionit, në këtë periudhë pandemie kur, informacioni objektiv ka shumë rëndësi për përmbushjen e përgjegjësive qytetare”, thuhet në njoftim

PS rrëzon sot dekretin për vetingun në polici

Por pavarësisht qëndrimit të presidenti Ilir Meta, edhe mazhoranca qeverisëse është vënë në lëvizje për t’ia kthyer me të njëjtën monedhë kreut të shtetit. Ky i fundit në 11 korrik ka kthyer mbrapsht duke mos i dekretuar ndryshimet ligjore që parashikojnë zgjatjen e afateve të vetingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës si edhe në SHÇBA, me justifikimin se ndryshimet e fundit shkaktojnë pasiguri tek punonjësit e këtyre organeve të sigurisë duke theksuar se ekzistojnë premisat që të keqpërdoren. Mirëpo, Partia Socialiste nuk ka humbur kohë dhe e ka futur për të diskutuar dekretin në Komisionin e Sigurisë, i cili do të shqyrtohet ditën e sotme, ndërsa synohet që ai të rrëzohet brenda këtij sesioni parlamentar. Po ashtu, sot mazhoranca pritet të diskutojë në Komisionin e Ekonomisë edhe dekretin që ka kthyer mbrapsht pak ditë më parë presidenti Meta, që ka të bëjë me tregjet financiare. Pra, duket se kemi hyrë në luftë dekretesh mes Kuvendit dhe Presidencës.

Më të lexuarat