Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kuvendi hap zyrtarisht garën për Kryeprokurorin e ri

Postuar: 07/12/2017 - 21:56

Komisioni i Ligjeve ka shpallur në faqe zyrtarisht vakancën për pozicionin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm. Kuvendi njofton se brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi të interesuarit (prokurorët) të depozitojnë dokumentet.

Njoftimi i Kuvendit:

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e datës 7 dhjetor 2017, me vendimin nr.9, datë 07.12.2017, ka miratuar procedurën e caktimit të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Bazuar në këtë vendim, njoftohen të gjithë prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbushin kushtet e kriteret e kreut IV, seksioni I të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi, të depozitojnë pranë komisionit përgjegjës, një curriculum vitae të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidim.

Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të përcaktuara në Kreun IV seksioni I, I ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është brenda datës 12 Dhjetor 2017 ora:18:00,  pranë Sekretarisë së Kryesisë së Kuvendit.

Adresa:  Kryesia  e  Kuvendit të Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr.4 Tiranë, Shqipëri.

Bashkëlidhur vendimi i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Nr. 9, datë 7.12.2017

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/08/2018 - 18:07

Ish-deputeti i PS Andis Harasani ka ironizuar në një shkrim të tijin Kryeministrin Edi Rama.Sipas Harasanit, është e pakuptueshme urrejtja e udhëheqësve shqiptarë me Qemal Stafën, si Enver Hoxha ashtu dhe Edi Rama.

Postuar: 15/08/2018 - 17:28

 Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu iu është bashkuar reagimeve për deklaratën e presi

Postuar: 15/08/2018 - 16:21

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar dokumentin e shpronësimit publik që i

Postuar: 15/08/2018 - 14:58

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka zhvilluar sot një takim me Mark Pritchar

Postuar: 15/08/2018 - 14:49

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas lajmit për vdekjen e dy shqiptar

Postuar: 15/08/2018 - 14:14

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka zgjedhur Twitter-in për të shprehur ngushëllimet, për të preku

Postuar: 15/08/2018 - 12:56

Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia e cilëson një abuzim skandaloz dhe korruptiv koncesio