
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Kuvendi i bën kërkesën urgjente kreut të Autoritetit të Dosjeve: Publiko listën e emrave të ish-sigurimsave që janë pjesë e administratës publike

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Gusht 2022

Kuvendi i ka kërkuar kreut të Autoritetit të Dosjeve që të publikojë listën e individëve të ish-sigurimsave që janë pjesë e administratës publike.
Debati për gjetjen e dosjes së përndjekjes së Filip Talos, ku mendohet se ndodhet dhe procesverbali me firmën e personave që e kanë spiunuar për arratisjen jashtë vendit, tensionoi situatën politike në mbyllje të sesionit parlamentar.
Qytetari në fjalë ka kërkuar informacione mbi përndjekjen që i është bërë nga Sigurimi i Shtetit, ndërsa ajo që u interpretua më pas me inicialet I.M. ishte debati që e lidhte me ish-Presidentin.
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula, kërkoi ndryshime ligjore, ndërkohë që nisur nga ky rast, Kuvendi përmes një rezolute i kërkon Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të bëjë publike listën e ish sigurimsave të shtetit.
“Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 të angazhohet në këto drejtime: që të publikojë në faqen zyrtare online të Autoritetit, për aq sa lejohet nga kuadri ligjor, listën e individëve që kanë rezultuar si bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit dhe që janë pjesë e administratës publike”, thuhet në rezolutën për vlerësimin e Autoritet të Dosjeve.
Kuvendi vlerëson veprimtarinë e Autoritetit për Informimin për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të garantuar realizimin e një procesi të rregullt ligjor, në funksion të identifikimit dhe rikuperimit të trupave të atyre që u zhdukën ose u ekzekutuan gjatë komunizmit.
Gjithashtu në rezolutë përmendet:
“Përshkallëzimi i veprimtarisë së Autoritetit me zhvillimin e tryezave ndërinstitucionale në lidhje me hartimin e akteve nënligjore që do të përcaktojnë autoritetet përgjegjëse dhe mënyra e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuara.
Gjithashtu, Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 të angazhohet në këto drejtime: Të vijojë angazhimin për hartimin e draftit të aktit nënligjor, i cili do të përcaktojë autoritetet përgjegjëse dhe mënyrën e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuara duke dhënë kontribut në përcaktimin e detyrave të AIDSSH-së në këtë proces, por edhe më gjerë, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e tjera shtetërore qendrore dhe vendore.
Autoritetit të dosjeve i kërkohet që të vijojë përpjekjet për dorëzimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nga Arkivi i Sistemit të Ministrisë së Brendshme, në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me autoritetet publike dhe arkivat për zbatimin e detyrimeve ligjore.
Të intensifikojë bashkëpunimet me institucionet qeveritare për qartësimin e fatit të të zhdukurve në komunizëm, në komunikimin me familjet, grupet e interesit, pushtetin lokal, organizatat ndërkombëtare. Të intensifikojë punën për deklasifikimin e dosjeve, duke përjashtuar ato që cenojnë sigurinë kombëtare dhe të vijojë me digjitalizimin e tyre”.
REZOLUTA E KUVENDIT PËR VEPRIMTARINË E AUTORITETIT TË DOSJEVE
Kuvendi kërkon që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2022 të angazhohet në këto drejtime:
Të vijojë angazhimin për hartimin e draftit të aktit nënligjor, i cili do të përcaktojë autoritetet përgjegjëse dhe mënyrën e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuara, duke dhënë kontribut në përcaktimin e detyrave të AIDSSH- së në këtë proces, por edhe më gjerë, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e tjera shtetërore qendrore dhe vendore;
Të vijojë përpjekjet për dorëzimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nga Arkivi i Sistemit të Ministrisë së Brendshme, në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me autoritetet publike dhe arkivat për zbatimin e detyrimeve ligjore’
Të intensifikojë bashkëpunimet me institucionet qeveritare për qartësimin e fatit të të zhdukurve në komunizëm, në komunikimin me familjet, grupet e interesit, pushtetin lokal, organizatat ndërkombëtare;
Të bëjë funksional sistemin e arkivit digjital për lehtësim të procesit të kërkimit dhe konsultimit me dokumentet arkivore sipas standardeve ndërkombëtare;
Të bashkëpunojë ngushtë me ISKK-në sa i takon shfrytëzimit të dokumentacionit arkivor sipas parashikimeve ligjore, me qëllim garantimin e mundësisë për shqyrtimin e dokumenteve nga ana e studiuesve, duke mbështetur kërkimin shkencor gjatë rishqyrtimit historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit;
Të intensifikojë bashkëpunimin me institucione homologe të huaja, me qëllim përthithjen e eksperiencave më të mira nga veprimtaria e tyre;
Të intensifikojë punën për deklasifikimin e dosjeve, duke përjashtuar ato që cenojnë sigurinë kombëtare dhe të vijojë me digjitalizimin e tyre;
Të publikojë në faqen zyrtare online të Autoritetit, për aq sa lejohet nga kuadri ligjor, listën e individëve që kanë rezultuar si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe që janë pjesë e administratës publike.
Më të lexuarat


Kryeministri Rama pret homologun portugez, zbardhen detaje nga takimi

"Mbrojnë interesat me projekte familjare", Kadilli plas ironinë 'therëse' me vajzën e "non-gratës": As Enxher Hoxha nuk vuri fëmijët në krye siç bën Berisha me promovimin e Argitës

"Nuk i ka dhënë kush votën që të bëj palacolliqe në Kuvend", ish-presidenti Moisiu ngre shqetësimin për "kërcënimin" e Greqisë ndaj Shqipërisë: Jemi ende në marrëdhënie lufte, klasa politike...

Paralajmërimi për rritjen e çmimit të naftës, politikani i njohur ngre dyshimet: Në tregjet botërore pësoi ulje, nëse vendimi merret të hënën...

“Ky është ekstremi”/ Bllokimi i komisioneve hetimore, shpërthen Topi: Sot po përjetojmë diktaturën me ngjyra, të gjitha pushtetet i ka në dorë vetëm një njeri

“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake
