
Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

Kuvendi i jep goditjen e fortë Presidentit Meta! Miratohet Komisioni i Posaçëm për raportin e Dick Marty dhe marrëveshja me BERZH për 15 milionë euro. Zbardhet kush është kryetari dhe anëtarët për Hetimet

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Dhjetor 2020

Kuvendi ka miratuar me 94 vota pro marfrëveshjen me BERZH për një financim prej 15 milionë euro për të përballuar situatën me koronavirusin. Në seancën plenare të ditës së sotme, u rrëzua dekreti i Presidentit për “Ligjin e Policisë së Shtetit” me 83 vota kundër.
Ndërkohë janë votuar me 85 vota pro anëtarët e Komisionit të Hetimit për raportin e Dick Marty, në krye të së cilës do të jetë deputeti Ulsi Manja. Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni, Ermonela Felaj. Ndërsa nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi, Elena Xhina.
Është miratuar edhe marrëveshja për ndërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kujtojmë se në fjalënën e saj në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se marrëveshja me BERZH do të bëhet për rritjen e kapaciteteve të laboratorëve për të kryer testime për Covid-19 si dhe për rekrutimin e stafit të ri.
“Ky financim që ne sot kalojmë, marrëveshja me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të fuqizojë kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor në reagimin e emergjencës Covid-19. Kjo marrëveshje parashikon që në vlerën 15 milionë euro, të përdoret për 3 komponentë kyç në reagimin ndaj emergjencës Covid.
Së pari, në parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19 dhe rritjen e kapaciteteve laboratorike, në përputhje me strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit.
Së dyti, rritja e kapaciteteve të sistemit shëndetësor për trajtimin e pacientëve me Covid 19 dhe sëmundjet që lidhen me të, duke filluar nga rekrutimi i stafeve të reja, sigurimin e autoambulancave të reja dhe zgjerimin e kapaciteteve spitalore.
Së treti, përfshin edhe masat për komunikimin dhe distancimin fizik si dhe duke përmirësuar nëpërmjet teknologjisë së informacionit edhe konsultat online”, tha Manastirliu.
Më të lexuarat


Spartak Ngjela: Vlerësimi për Dvoranin sinjal se Ilir Meta do të goditet i pari nga SPAK, presidenti nuk i shpëton revanshit amerikan

Pezullimi i vetingut në polici pas raportit të GRECO, KiE kundër verifikimit të policëve, ja detajet

Alaudin Malaj në hall të madh, bashkëshortja i merr pasurinë, ish-gjyqtari nis paditë ndaj kolegëve që e elanë në baltë

Bujar Leskaj: PD do të ketë vëmendje të shtuar ndaj rinisë, do ndalim emigrimin dhe do ti angazhojmë në vendimmarrje

PD prezanton programin për energjinë, Basha: Do të zgjidhen problemet e përmbytjeve dhe riparimit të dëmeve nga tërmeti

Presidenti bllokon koncesionin e Rinasit, sulmon bizneset shqiptare dhe rreshtohet krah kinezëve, ja si ju dha aeroportin në 2016

A u bashkua me ta edhe Bamir Topi?/ Del ‘tymi i bardhë, Partia Demokratike regjistron koalicionin për zgjedhjet e 25 prillit, Basha jep mesazhin e rëndësishëm (Lista e plotë)

PD hyn si koalicion në zgjedhje, Basha merr pas vetes 13 parti, ja marrëveshja me Topin, Mediun, ballistët dhe legalistët

Bardhi dhe Paloka: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, kjo gjendje do të marrë me patjetër fund në 25 Prill, PD do sjellë ndryshimin

Vuloset ndarja mes PD dhe LSI, ja si Basha nxori jashtë loje Kryemadhin dhe acaroi presidentin, palët të ndara në zgjedhje
