Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kuvendi mblidhet të hënën për të zgjedhur dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, zbardhet rendi i seancës plenare

Postuar: 08/11/2019 - 07:36

Fillimi i javës së ardhshme do të vijë me zhvillime kryesore në vend. Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese ka ndezur shumë ashpër debatet dhe përplasjet mes Kuvendit dhe Presidencës. Presidenti Ilir Meta dekretoi pak kohë më parë anëtarin e parë të Kushtetueses, Besnik Muçin, duke ia kaluar më pas “topin” Kuvendit. Pas zgjedhjes së anëtarit të parë, Meta i ka kërkuar Kuvendit që të respektojë Kushtetutën dhe të zgjedhë ai anëtarin e radhës. Kjo gjë ka shkaktuar një sërë përplasjesh mes këtyre dy institucioneve. Por ndonëse presidentit Ilir Meta sot i skadoi afati, Kuvendi ka parashikuar zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj ditën e hënë. Në një njoftim në faqen zyrtare, Kuvendi ka publikuar rendin e ditës, ku një nga pikat që do të trajtohet do të jetë zgjedhja e dy emrave të rinj për plotësimin e vakancave të shpallura në datat 12.02.2018 dhe 04.03.2019. Pas zhvillimit të seancës dëgjimore javën e kaluar, emrat e listuar nga KED do të votohen në seancën plenare, ku do të duhen 84 vota për plotësimin e vakancave. Me këtë lëvizje, Kuvendi i dha një goditje të fortë presidentit Ilir Meta. Këtij të fundit, sot i skaduan të gjitha afatet për të zgjedhur emrin e dytë, çka do të thotë se vakanca e dytë që i takonte Presidencës do plotësohet nga KED. Kjo e fundit, do të zgjedhë emrin e parë që është renditur në listë. “Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese pdf (vakancë e plotë, shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në datën 12.02.2018. Kushtetuta, neni 125 pika 2, ligji nr. 8577/2000, neni 7/c, Rregullorja, neni 111, votim i fshehtë me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Raporti i komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Koha e votimit. Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese (vakancë e plotë, shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në datën 4.3.2019. Kushtetuta, neni 125 pika 2, ligji nr. 8577/2000, neni 7/c, Rregullorja, neni 111, votim i fshehtë me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Raporti i komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Koha e votimit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 23:00

Emërimi sot pasdite i Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e fut në kaos procesin e krijimit të organit më të lartë ligjor në Shqipëri.

Postuar: 13/11/2019 - 22:52

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se Arta Marku ka

Postuar: 13/11/2019 - 22:41

Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka ka ironizuar gazetarin Sokol Balla, se dëmi më i madh që Rama u k

Postuar: 13/11/2019 - 22:22

 Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme Marsida Xhaferllarin anëtare të Gjykatës Ku

Postuar: 13/11/2019 - 22:09

Presidenti Ilir Meta nënkuptoi në konferencën për shtyp se nuk do ta thërrasë për tu betuar Arta

Postuar: 13/11/2019 - 21:59

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari tha se politikanët e Shqipërisë dhe të Kosovës

Postuar: 13/11/2019 - 21:47

Deputeti socialist Taulant Balla pyetur nëse do të ketë zgjedhjet e parakohshme parlamentare siç