BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Politike

Kuvendi miratoi dy PPP-të, Zëri i Amerikës rendit pikëpyetje të shumta dhe tregon kush fshihet pas kontratave të dyshimta dhe të shtrenjta: Autoritetet s’japin shpjegime

Kuvendi miratoi dy PPP-të, Zëri i Amerikës rendit pikëpyetje

Në Shqipëri parlamenti miratoi të enjten në mbrëmje, me votat vetëm të shumicës, në seancën e fundit të këtij sesioni, dy kontrata të diskutueshme koncesionare, sipas formulës së Partneritetit Publik Privat (PPP), për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, 17,2 kilometra e gjatë, me një vlerë prej 256 milion eurosh, dhe aksin tjetër, Orikum-Dukat, në jug të vendit, 14.7 kilometra, për një vlerë prej mbi 60 milion eurosh.

Të dyja kontratat, por veçanërisht ajo e rrugës Milot Balldren, kanë ngritur pikëpyetje të shumta jo vetëm për koston shumë të lartë, por dhe mungesën e transparencës dhe procedurave të ndjekura. Formula e PPP-së, parashikon që financimi i punimeve të bëhet nga vetë kompania, ndërsa shteti e shlyen më pas në harkun e një periudhe 13 vjeçare duke paguar me këste.

Në rastin e rrugës Milot-Balldren, kompania A.K.N. shpk ka deklaruar se ajo do të marrë 70 milion euro hua, do të investojë 52 milion euro nga kapitali i saj, ndërsa 19,5 milion euro të tjerë do t’i marrë nga furnitorët. Por zyrtarisht kompania rezulton të ketë, sipas bilancit të vitit 2018, një kapital prej vetëm 3.4 milion euro.

Rruga përfshin përveç aksit kryesore dhe ndërtimin e rrugëve dytësore, dy urave dhe dy tuneleve me gjatësi 850 metra. Fillimisht, në ofertën e saj kompania kishte parashikuar ndërtimin e vetëm një tuneli, ndërsa në një fazë të dytë ka marrë përsipër ndërtimin edhe të një tuneli tjetër, por pa pretenduar shtesë së vlerës.

Pikëpyetjeve ju shtua dhe fakti se në ofertën e bërë në vitin 2017 kompania përllogariste një kosto ndërtimi prej 63 milion eurosh dhe kosto mirëmbajtje prej 3.5 milion eurosh, ndërsa një vit më pas, kostoje u rrit me më shumë se dyfishi, ndërsa mirëmbajtja me më shumë se 5 herë.

Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim publik lidhur me këto dyshime, të cilat janë ngritur mëse një herë dhe nga opozita, por janë mjaftuar të deklarojnë se rruga do të jetë e standardeve europiane, se kostot e saj shtohen dhe nga ndërtimi i rrugëve dytësore dhe nyejve lidhëse, nga ndërtimi i dy urave dhe tuneleve dhe se në koston përfundimtare përllogaritet dhe kosto e mirëmbajtjes.

Përpara miratimit në parlament, Partia Demokratike përsëriti akuzat e saj se “me koncesionin për Milot-Balldre, Edi Rama thyen çdo rekord korrupsioni dhe klientelizmi. Brenda 1 viti, Edi Rama i ka dhënë familjes së mikut të tij personal, Ndue Kola, 526 milion euro ose gati 5% të Prodhimit Kombetar nëpërmjet koncesionit të sotëm dhe atij të rrugës së Arbrit, që ndërtohet nga e njëjta familje”, deklaroi ish deputetëja Albana Vokshi duke shtuar se “koncesioni Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat është pjesë e projektit kriminal “1 miliardë euro”, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista, koston e së cilës e paguajnë qytetarët shqiptarë”. VOA