BREAKING NEWS

Najada Çomo do jetë kandidate e PS! Rama i bën kërkesën e papritur ‘live’: Nxora një sekret...

Najada Çomo do jetë kandidate e PS! Rama i bën
x

Politike

Kuvendi miraton aktin normativ, shtyhen afatet e bonusit të qirasë për familjet e prekura nga tërmeti, ja procedurat

Kuvendi miraton aktin normativ, shtyhen afatet e bonusit të qirasë

Shtyhet afati për dhënien e bonusit të qirave për familjet e dëmtuara nga tërmeti. Komisioni për Çështjet Ligjore ka miratuar ditën e djeshme aktin normativ “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit i 26 nëntorit 2019”, i cili u prezantua nga znj. Mimoza Dhëmbi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Borxhit në Ministrinë e Financave dhe u relatua nga deputetja Klotilda Bushka. Në formën fillestare ky akt normativ parashikonte dhënie të bonusit të qirasë dhe granteve për familjet e dëmtuar nga tërmeti për një vit, pra afati përfundonte në dhjetor të 2020. Por, duke vlerësuar situatën dhe duke parë se një pjesë e mirë e familjeve të mbetura të pastreha nuk janë akomoduar në shtëpitë e reja, qeveria vendosi që afati i dhënies së bonusit të zgjatet me një kohë të pacaktuar. Konkretisht, sipas deklaratë së Mimoza Dhëmbit, ndryshimet e bëra në aktin normativ udhëzojnë që këto familje do vazhdojnë të marrin bonus qiraje deri në momentin që do marrin në dorë çelësat e shtëpisë së re. “Ne do të vazhdojmë mbështetjen për familjet që mbetën të pastreha si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Me aktin normativ të kaluar ne miratuam aktin që mbështeste këto familje, por ne vendosëm një afat që subvencionimi i qirasë do të bëhej për një vit, por ky afat ka kaluar, dhe është i domosdoshëm ky akt. Ne vendosëm të propozojmë shtyrjen e afatit, pa vendosur një afat të ri kohor, por me qëllim shtyrjen e afatit për përfitimin e subvencionit të qirasë, sipas procedurës së përshpejtuar, për familjet, deri në momentin që shtëpitë e tyre të rikonstruktohet ose të ketë përfunduar rindërtimi nga e para”, deklaroi Dhëmbi. Sipas saj, është e nevojshme miratimi sa më parë i ndryshimeve të bëra në aktin normativ, nisur nga situata aktuale e shkaktuar nga Covid-19, e cila vështirëson sigurimin e dokumentacionit sipas ligjit për strehimin social. Pasi, gjatë periudhës së pandemisë puna me procesin e rindërtimit ka vazhduar, por ka qenë i pashmangshëm ndikimi sado i vogël në ritmin e punës, sidomos në regjistrimin e atyre familjeve që do përfitojnë banesë të re.

Detajet mbi procedurat

Sipas Dhëmbit, aktualisht janë 13.600 familje që trajtohen me bonusin e qirasë, por që ky numër ndryshon ditë pas dite, pra numri ulet pasi familje të tjera marrin shtëpitë e tyre në dorëzim. Për këtë arsye në relacionin e këtij akti normativ nuk citohet as numri i familjeve, por në buxhetin e shtetit për këtë vit janë vendosur në dispozicion 1.5 miliardë lekë për të shlyer detyrimin e qirasë. Gjithsesi qëllimi i vetëm i qeverisë është akomodimi sa më shpejt i tyre në shtëpitë e reja, pasi bonusi i qirasë është vetëm një zgjidhje e përkohshme. Për të mbyllur sa më parë procesin e rindërtimit akti normativ i miratuar dje përmban edhe disa ndryshime në procedura dhe dokumentacion për qytetarët, të cilët aplikojnë për strehim. Sipas të dhënave të aktit normativ të ndryshuar, do të shmangen detyrimet që përcaktojnë nenet 35, 37 dhe 39 në ligjin përkatës për strehim social gjatë procesit të rindërtimit. Këto ndryshime do të shkurtojnë kohën dhe zvarritjen e qytetarëve për të bërë aplikimin dhe më pas regjistrin e shtëpisë së re. “Ndryshimet në subvencionimin e qirasë po shihen si një instrument financiar që i jep zgjidhje të shpejtë situatës së strehimit të familjeve që kanë ngelur të pastreha si rezultat i fatkeqësisë natyrore, deri në momentin që do t’u rindërtohet banesa. Ky akt-normativ synon të shkurtojë procedurat, afatet kohore dhe dokumentacionin që duhet të plotësojnë familjet përfituese si dhe bashkitë për të përfituar mbështetje buxhetore, duke shmangur disa parashikime të ligjit nr 22/2018 deri në sigurimin e nëpërmjet programit të rindërtimit”, thuhet në aktin normativ, të ndryshuar. Ndërsa disa bashki kanë publikuar numrin e familjeve që do përfitojnë bonus pa afat.

Më të lexuarat