BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Politike

Kuvendi miraton kalendarin e punimeve, PS ndryshon sërish mendje, shtyn për në shkurt ligjin për kompetencat e presidentit

Kuvendi miraton kalendarin e punimeve, PS ndryshon sërish mendje, shtyn

Partia Socialiste ndryshon sërish mendje sa i takon izolimit të presidentit Ilir Meta, pasi e ka shtyrë për në shkurt miratimin e ligjit organik që i rrudh kompetencat e kreut të shtetit. Në fillim të muajit shtator Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ngriti grupin e punës që u mor me hartimin e projektligjit “Për Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë”, ndërsa në datën 6 nëntor gazeta “SOT” publikoi draftin me 17 faqe të ligjit të ri organik mbi të cilin do të funksionojë institucioni i kreut të shtetit. Në atë kohë u tha nga anëtari i grupit të punës, deputeti socialist, Adnor Shameti se palët kanë gjetur dakordësi që ai t’u nënshtrohet procedurave parlamentare, ku pritej që ai të votohej në dhjetor në Kuvend. Por dhjetori iku dhe tashmë Parlamenti ka hyrë në një sesion të ri parlamentar, ndërsa bie në sy fakti se Kuvendi dhe komisionet parlamentare nuk e kanë parashikuar ende futjen e draftit për diskutim. Dje u mblodh Konferenca e Kryetarëve, ku shqyrtoi dhe miratoi programin e punës për periudhën 18 janar-26 shkurt 2021 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 18 janar-5 shkurt. Gazeta ka siguruar axhendën e plotë dhe ndërkohë bie në sy fakti që ligji organik për presidentin nuk është futur në kalanderin e punimeve të Kuvendit, duke shtyrë ata me shumë gjasa për në muajin shkurt.

Ligji anti-shpifje dhe marrëveshjen me Pfizer

Më tej në axhendën e siguruar nga gazeta, thuhet se Kuvendi i Shqipërisë do të çelë sesionin e ri parlamentar pasditen e 18 janarit, por duke vijuar respektimin e protokollit të masave anti-Covid. Ky vit elektoral pritet të kufizojë jetën parlamentare pasi deputetët e mazhorancës dhe të pakicës do të fokusohen tek fushata elektorale. Po ashtu sipas axhendës, Konferenca e Kryetarëve në kalendarin 3 javor, ka përfshirë edhe paketën antishpifje. Ndërkohë, po dje Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që të bëhet kujdes me ligjet apo nismat që do të sillen në Kuvend, pasi sikundër thuhet në axhendë, nuk duhet të bien ndesh me ndalimet që i kushtëzon Kodi Zgjedhor. Nga ana tjetër në axhendë bëhet me dije se Kuvendi i Shqipërisë do ta shqyrtojë në datë 28 janar 2021, ora 10:00 kërkesën e Këshillit të Ministrave për marrëveshjen me Pfizer për vaksinën. Këshilli i Ministrave e ka depozituar në 12.01.2021 këtë kërkesë në Kuvend, pra, një ditë pasi erdhën dhe u bë vaksinimi i parë në vend, në ambientet e stadiumit “Air Albania”. “Akt normativ nr. 1, datë 10.1.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-Covid-19 në Republikën e Shqipërisë si dhe përdorimin e tyre në popullatë””, thuhet në axhendën e Kuvendit. Qeveria ka bërë me dije se 10 700 doza do të vijnë javën e tretë të janarit dhe se në total është arritur një marrëveshje për 500 mijë vaksina në total më kompaninë Pfizer. Ndërkohë sipas axhendës së siguruar nga gazeta në 28 janar dhe në 4 shkurt do të jenë dy seancat e tjera të radhës të Parlamentit, ndërsa në kalendar janë parashikuar për t’u votuar edhe disa projektligje si ai “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 173/2014 “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”’, apo ai “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”, etj.

Më të lexuarat