BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kuvendi miraton raportet vjetore të 3 institucioneve dhe 2 projektligje, deputeti Stojku zëvendëson Alimadhin tek komisioni i “zgjedhores”

Kuvendi miraton raportet vjetore të 3 institucioneve dhe 2 projektligje,

Kuvendi u mblodh dje në seancë plenare, ndërsa miratoi raportet vjetore të 3 institucioneve të pavarura dhe 2 projektligje. Seanca e djeshme është zhvilluar sërish nën një protokoll masash të veçanta për shkak të situatës pandemike, ndërsa në hapje të punimeve, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, z. Sandër Lleshaj, kërkuar nga një grup prej 8 deputetësh të opozitës dhe të paraqitur nga deputetja Fatjona Dhimitri, lidhur me dhunën e ushtruar nga forcat e policisë gjatë operacionit të shembjes së Teatrit Kombëtar. Fillimisht u raportua veprimtaria vjetore e Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2019 nga kryetarja e këtij institucioni znj. Juliana Latifi, ndërsa projektrezoluta e Kuvendit në lidhje me raportin u miratua me 81 vota pro, 16 kundër dhe 7 abstenim. Më pas, zonja Pranvera Strakosha, raportoi mbi veprimtarinë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2019. Projektrezoluta e Kuvendit në lidhje me Raportin e këtij institucioni u miratua me 80 vota pro, 16 kundra dhe 8 abstenim. Më tej z. Çelo Hoxha, prezantoi raportin e veprimtarisë për vitin 2019 të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Rezoluta u miratua me 86 vota pro, 12 kundër dhe 6 abstenim. Ndërkohë, seanca vijoi me shqyrtimin e dy projektligjeve. I pari ishte projektligji  “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Gjatë prezantimit të këtij projektligji, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Bledi Çuçi, bëri një rezyme mbi gjendjen  aktuale dhe lënien pas dore prej dekadash, të një prej çështjeve emergjente siç është ligji i Shërbimit veterinar dhe rëndësinë e tij për të hapur bashkëpunimin kryesisht në eksportimin drejt tregut amerikan, aziatik dhe vendeve arabe. Ky projektligj, u miratua me 85 vota pro, 11 kundër, dhe 4 abstenim. Në fund u vijua me shqyrtimin e projektligjit “Për Eurobondin që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen”, i cili u miratua me 86 vota pro, 10 kundër dhe 5 abstenim. Në përfundim të seancës së djeshme, kryetari Ruçi njoftoi  edhe  për një ndryshim në komisionin e reformës zgjedhore, ku deputeti Adriatik Alimadhi u zëvendësua me deputetin, Edmond Stojku.

Më të lexuarat