BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Kuvendi në seancë maratonë, ministrat prezantojnë prioritetet, nga rritja e pensioneve, te mbrojtja e drejtësia, pritet reformë rrënjësore në polici

Kuvendi në seancë maratonë, ministrat prezantojnë

Kuvendi i Shqipërisë u mblodhe dje për miratimin e qeverisë së re. Pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta, Kuvendi u mblodh dje në një seancë maratonë nga ku, u shpalos programi i ri qeverisës i propozuar nga mazhoranca për 4 vitet e ardhshme. Ministrat shpalosën prioritetet për 4 vitet e ardhshme në mandatin e 3 qeverisës, nga infrastruktura, drejtësia, siguria dhe zhvillimi ekonomik, ata iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve. Nga salla e Kuvendit, kryeministri Edi Rama, premtoi se do të ketë rritje të pensioneve për të gjithë pensionistët. Rama tha se do të bëhet gjithçka që është e mundur për të pasur një rritje domethënëse të pensioneve. “Në fushatë nuk kemi premtuar asgjë për pensionistët, jo se nuk e dimë që ata nuk e meritojnë të shpërblehen. Por, nuk kemi mundur dot dhe nuk mundemi akoma dot nga honi kërcënues i hapur për shumë e shumë vite nga skema e njohur e pensioneve. Megjithëse sot, është ngushtuar honi, ende nuk është mbyllur që ne të hedhim hapin përpara me një rritje domethënëse. Unë dua ti them sot, jo nga foltorja e fushatës por nga foltorja e këtij Kuvendi të gjithë gjysheve dhe gjyshërve se një plan për ta është në tryezë, për një rritje të konsiderueshme të pensioneve”, tha Rama. Edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në këtë seancë nga Kuvendi shpalosi objektivat kryesore të dikasterit që ai drejton për 4 vitet në vijim. Ai u shpreh, se do të ketë reformë rrënjësore në polici. “Në këtë mandat synohet të rishikojmë strukturën e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit nën asistencën e policisë federale gjermane. Do ta transformojmë SHÇBA-në në një strukturë të mbikëqyrjes policore. Ligji i ri për këtë transformim po përgatitet me asistencën e drejtpërdrejtë të partnerëve tanë amerikanë”, tha Çuçi.

Prioritetet e qeverisë në drejtësi dhe mbrojtje

Ndërkohë, ministri i dekretuar i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kërkuar konsensusin e opozitës që të ndërhyjnë në Kushtetutë për të zgjatur mandatin e KPK dhe Komisionerit Publik deri në përfundim të rivlerësimit të subjekteve që kanë mbetur, konkretisht 370 të tilla. Manja theksoi, se kjo po bëhet edhe në konsultim me SHBA dhe BE. “Mbarimi i mandatit të KPK dhe Komisionerit Publik mbaron në 17 qershor 2022. Janë 801 subjekte për tu rivlerësuar janë 431 subjekte të vetura dhe mbeten në proces 370 subjekte. Për të garantuar vijueshmërinë e këtij procesi ne mendojmë dhe jemi në komunikim me SHBA dhe BE. Ne do të kërkojmë edhe konsensusin e opozitës që mandati i i KPK dhe Komisioneri Publik të zgjatet deri në përfundim të procesit të vetingut deri në rivlerësimin e plotë të subjekteve”, tha Manja. Sakaq edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, foli nga foltorja e Kuvendit për bashkëpunimin në rritje me SHBA lidhur me sigurinë në vend. “Është momenti që në fillim të një mandati të risjellim edhe njëherë në vëmendje se SHBA është për ne një aleat në NATO, por edhe një partner strategjik special. Në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi ka prekur të gjithë sektorët, me projekte bashkëpunimi, mbështetje, në pajisje, edukim, trajnim, e deri në stërvitje të përbashkëta, siç ishte “Defender 21””, deklaroi ai.

Më të lexuarat