BREAKING NEWS

“Jam e tmerruar”, ministrja Manastirliu publikon foton e Bashës dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm për COVID-19: Kostoja mund të bëhet marramendëse!

“Jam e tmerruar”, ministrja Manastirliu publikon foton e Bashës
x

Politike

Kuvendi nis diskutimet për aktet normative, ja 7 sektorët ekonomikë që goditen nga koronavirusi, ulet konsumi dhe investimet

Kuvendi nis diskutimet për aktet normative, ja 7 sektorët

Pas më shumë se dy javë pezullim për shkak të situatës së koronavirusit, Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet nesër punimeve. Përmes një njoftimi, Kuvendi njofton se të premten do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku në rendin është miratimi i kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars deri më 17 prill dhe e dyta miratimi i grafikut të mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare. “Në bazë të Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi , Nr. 14.datë 25.03.2030, në datën 27 mars, ora 11:00, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Konferenca do të zhvillohet me anë të mjeteve të komunikimit elektronik /Cisco Webex dhe do të ketë këtë  rend dite: Miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars - 17 prill  2020; Miratimi i grafikut të mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare, për shqyrtimin e akteve normative me fuqinë e ligjit, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik/Cisco Webex”, thuhet në njoftim. Po ashtu, gazeta ka mësuar se seancat dhe komisionet do të zhvillohen të gjitha online, pa praninë fizike të deputetëve dhe medias, ku pritet të nisin diskutimet për miratimin e të gjitha aktet normative të ndërmarra deri tani nga Qeveria për masat mbrojtëse në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Ja 7 sektorët ekonomikë që goditen nga koronavirusi

Momentalisht në Kuvendi e Shqipërisë janë depozituar plot katër akte normative që presin të diskutohen dhe miratohen në komisionet parlamentare, sikundër është ai për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve, ai për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid-19”, ai për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për buxhetin e vitit 2020 dhe akti normativ për një shtesë në aktin normativ me fuqinë e ligjit për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid-19. Por akti normativ që ka tejet interes është ai për ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2020, ku parashikohet që plot 7 sektorë ekonomikë pritet të goditen nga koronavirusi, ndërkohë që pritet të ulet konsumi dhe investimet. Konkretisht të ardhurat e pritshme për këtë vit shkurtohen me 20 miliardë lekë, për shkak të mbylljes së veprimtarisë së bizneseve në fushën e shërbimeve, të turizmit etj., reduktimit të theksuar të veprimtarisë prodhuese në jo pak sektorë, reduktimit të konsumit të karburanteve për shkak të kufizimeve në lëvizjen e tyre. Më tej, në relacionin që shoqëron aktin thuhet se krahas mbylljes dhe reduktimit të veprimtarive prodhuese, të ardhurat tatimore do të impaktohen në ulje edhe nga shtyrja e afateve ligjore të deklarimit të një sërë detyrimeve. Nga ana tjetër, në këtë aktet thuhet se janë rritur shpenzimet me 9  miliardë lekë, ku përfshirë edhe rialokimet e brendshme, mbështetja financiare për masat anti Covid-19 arrin në 12 miliardë lekë. Situata e jashtëzakonshme e ka detyruar qeverinë të heqë dorë nga objektivi për uljen e borxhit, pasi më këto ndryshime parashikojnë rritjen e borxhit publik total në nivelin e pritur prej rreth 68.8% e PBB-së, nga 65.4% të PBB-së që pritej sipas buxhetit fillestar. Po ashtu, në relacionin që shoqëron aktin thuhet se dyfishim do të pësojë deficiti buxhetor në nivelin 68.7 miliardë lekë, ose 3.9 përqind të PBB-së, nga përkatësisht 39.7 miliardë lekë ose 2.2% e PBB-së që ishte targetuar sipas buxhetit fillestar.

Më të lexuarat