Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kuvendi nis lëvizjet për shkarkimin e Elvis Çefës, Gjin Gjonit dhe Lulzim Lelçajt, dy variantet për përmbysjen e balancave në KLD

Kuvendi nis lëvizjet për shkarkimin e Elvis Çefës, Gjin Gjonit dhe Lulzim Lelçajt, dy variantet për përmbysjen e balancave në KLD

Postuar: 09/07/2014 - 08:14

Orët e bandës së Bujar Nishanit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duket se janë të numëruara. Disa orë pas thirrjeve të Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço dhe qeverisë për një ndërhyrje urgjente të Kuvendit për situatën e krijuar në KLD, Parlamenti i Shqipërisë është vënë menjëherë në lëvizje për t’i dhënë fund paligjshmërisë dhe situatës së paprecedentë të krijuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Deputetë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa kanë mbështetur thirrjet e dy ministrave Naço dhe Çuçi, kanë paralajmëruar mundësinë e shkarkimit të nënkryetarit të KLD, Elvis Çefa, të anëtarit Lulzim Lelçaj dhe të anëtarit tjetër Gjin Gjoni, i cili ka fshehur rreth 2 milionë euro pasuri të dyshimta. Anëtari i Komisionit të Ligjeve, Armando Subashi, ka pohuar se nënkryetari i KLD, Elvis Çefa ka tradhtuar interesat e Kuvendit të Shqipërisë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa ka paralajmëruar dhe shkarkimin e tij. Sipas Subashit, të zgjedhurit e Parlamentit në KLD nuk mund të dalin kundër interesave të popullit. Deputeti socialist theksoi më tej se, Kuvendi duhet të marrë në analizë vet të zgjedhurit në KLD. “Kuvendi ka të zgjedhurit e vet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë që duhet t’i përgjigjen shqetësimeve të popullit dhe të zgjedhurit e Parlamentit. Ata nuk mund të dalin kundër interesave të popullit. Nuk mund të tradhëtojnë interesat e popullit dhe Kuvendit. Jam dakord me atë që deklaroi Ministri Naço, që Kuvendi duhet të marrë në analizë vet të zgjedhurit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. A po i përgjigjen ata shqetësimeve të Kuvendit lidhur me çështjen e drejtësisë? Ne mendojmë që jo. Pra, unë nuk do të përjashtoj asnjë mundësi, qoftë dhe shkarkimin e Elvis Çefës dhe Gjin Gjonit. Kuvendi do të veprojë”, pohoi Subashi. Ndërkaq, sipas burimeve, deputetët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim pritet të nisin mbledhjen e firmave për shkarkimin e nënkryetarit të KLD, Elvis Çefa dhe anëtarit Gjin Gjoni. Ndërkaq, sipas një tjetër varianti, Gjin Gjoni dhe dy anëtarët e tjerë të KLD mund të shkarkohen në muajin shtator, atëherë kur do të hyjë në fuqi edhe ligji i ri për KLD. Ligji aktual e lejon Kuvendit të shkarkojë Elvis Çefën dhe Lulzim Lelçaj, por jo Gjin Gjonin, pasi ku i fundit është zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore. Ndërkaq, ligji i ri parashikon që çdo anëtar i KLD mund të shkarkohet nga Kuvendi për shkelje të ligji. 
 
Qeveria: Mbështesim Naçon, Kuvendi të reagojë 
 
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëkohësisht Koordinatori Kombëtar në Luftën Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, duke shprehur mbështetjen e tij. Ndërsa shprehu qëndrimin e qeverisë lidhur me situatën aktuale në KLD, Çuçi deklaroi se gjyqësori po pengon përpjekjet e ekzekutivit në luftën ndaj korrupsionit në drejtësi. “Dje, në Shqipërinë tashmë kandidate për në BE dhe ndërkohë që e gjithë shoqëria e partnerët ndërkombëtarë presin me padurim rezultate konkrete në përmirësime rrënjësore në sistemin e drejtësisë, përpjekja e ministrit të Drejtësisë për të luftuar korrupsionin ka marrë shuplakën e radhës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë”, tha Çuçi. Sipas tij, përpjekja e Naços për të luftuar korrupsionin ka marrë një shuplakë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ndërsa i ka bërë thirrje deputetëve që të vendosin se si do procedohet me përfaqësuesit e gjyqësorit, pas vendimit të paprecedentë të KLD për gjyqtarin Gjin Gjoni. “Qeveria dhe kryeministri mbështesin plotësisht deklaratën e ministrit të Drejtësisë, si edhe çdo veprim që ai do të ndërmarrë për të çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit në drejtësi. Qeveria shqiptare i bashkohet thirrjeve të ministrit Nasip Naço drejtuar Parlamentit shqiptar dhe deputetëve për të marrë një vendim se çfarë ata do të bëjnë me përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në kushtet e vendimmarrjes së paprecedentë që ndodhi dje në mbledhjen e radhës së KLD-së”, tha Çuçi. Joana Tafa
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 10:38

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i pranishëm në në konferencën për menaxhimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara deklaroi se Europa do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në hapat e saj në Drejtësi.

Postuar: 15/11/2019 - 10:24

Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rezolutë që ka nisur të diskutojë dhe pritet që të

Postuar: 15/11/2019 - 10:22

Seanca e sotme plenare pritet të jetë tepër e nxehtë pasi në të do të diskutohet projektrezoluta

Postuar: 15/11/2019 - 09:59

Në një konferencë për mediat, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj sëbashku me prokurorin italian

Postuar: 15/11/2019 - 09:20

Presidenti Ilir Meta duket se po hyn në luftë me të gjithë për të vonuar shkarkimin.

Postuar: 15/11/2019 - 09:15

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm udhëzimet për të gjithë ata që duan të bëhen