BREAKING NEWS

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në vend/ Ulet numri i infektimeve, Ministria publikon të dhënat: Ja sa persona kanë humbur jetën ditën e sotme

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në
x

Politike

Kuvendi rrëzon 3 dekretet e kthyera nga presidenti, nga ligji për shtetësinë deri tek ai i pronave të paluajtshme të shtetit

Kuvendi rrëzon 3 dekretet e kthyera nga presidenti, nga ligji për

Kuvendi i ka rrëzuar në seancën e sotme parlamentare 3 dekrete për kthim të presidentit Ilir Meta. Me 83 vota kundër, 15 pro dhe 13 abstenim, ligjvënësit rrëzuan dekretin “Për shtetësinë”. Nga deputetët socialistë, ku dekret u konsiderua i paargumentuar mirë. Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj deklaroi që ligji reduktonte situatën e pashtetësisë dhe zgjidhte shumë problematika të ligjit të vjetër e problematik. Të tjerë deputetë të mazhorancës risitë e ligjit të votuar nga Kuvendi i panë të lidhur fort edhe me zhvillimin e ekonomisë dhe uljen e papunësisë, duke qenë se siguronte shtetësi për investitorët e rëndësishëm. Një tjetër dekret që ligjvënësit rrëzuan në seancën e djeshme plenare është edhe ai “Për pronat e paluajtshme të shtetit” të ndryshuar”. Edhe ky dekret, i cili u rrëzua me 83 vota kundër, 14 pro dhe 14 abstenim u kundërshtua gjatë diskutimeve nga deputetët e mazhorancës. Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi shtoi shqetësimin e tij për politikat privatizuese dhe trashëgiminë e mbrapshtë politike në trajtimin e çështjeve të pronësisë. Dekreti i tretë në shqyrtim parlamentar, i ardhur nga Presidenti i Republikës ishte ai “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”. Deputetët e shumicës parlamentare e kundërshtuan argumentimin nga ana e dekretit, duke mos e quajtur ndarje të re administrative ndarjen në 4 zona joadministrative, të quajtura rajone. Ata u shprehën se në argumentimin shoqërues të dekretit rajoni gabimisht konsiderohet si njësi administrative dhe për rrjedhojë, po njësoj gabimisht, konsiderohet edhe organ i vetëqeverisjes vendore, ndërkohë rajoni nuk ka asnjë kompetencë administrative. Ata shtuan se ky projektligj shton nocionin e zhvillimit përmbi kufijtë administrativë e se i shton mundësinë vendit për të fituar më tepër nga fondet IPA të BE-së, që nga ana e saj njeh konceptin e rajoneve. Në përfundim të diskutimeve, ky dekret u rrëzua me 84 vota kundër, 13 pro dhe 4 abstenim.

Më të lexuarat