BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Politike

Kuvendi shkarkon Metën. Analisti i njohur bën deklaratën e fortë: Pas këtij vendimi qëndrojnë ndërkombëtarët, ja arsyeja

Kuvendi shkarkon Metën. Analisti i njohur bën deklaratën e

Analisti Arian Sulo, mendon se pas vendimit të Kuvendit për të shkarkuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, qëndrojnë ndërkombëtarët. 

Sipas tij, ata janë në përplasje të fortë me Kreun e Shtetit dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, për shkak të reformës në drejtësi.

Ndër të tjera, Sulo tha se pas zgjedhjeve të 25 prillit, Meta duhet të jepte dorëheqjen.

“Uzurpimi i institucioneve ka mbetur tani e një vit akoma. Influenca e ndërkombëtarëve është tepër e madhe. Si u bëkan 104 vota me një të rënë të lapsit. E kanë lënë një mocion në mes, vijojnë mocionin e dytë. Ky mocion i dytë është bërë nga ndërkombëtarët. Në 2019-ën, bërjen e zgjedhjeve pa kandidatë, e bëri Rama apo e vendosën ndërkombëtarët? Për mua e vendosën ndërkombëtarët, sepse janë në përplasje të fortë prej 4 vitesh. Siç janë në përplasje me ish-kryeministrin Sali Berisha. Që nga Reforma në Drejtësi, që asokohe. Nuk i prish punë Meta politikisht mazhorancës.

Presidenti ishte i qetë, por pa lajm. Ishte i përsëritur, në teza të përsëritura, sepse është në ngërçin e 25 prillit, të cilës ai duhet ti përgjigje me dorëheqje, ashtu siç kishte premtuar. Për Institucionin e Presidentit ai duhet të jepte dorëheqjen pas 25 prillit, sepse në një situatë anormale që ishte para dy vitesh, kishim një President anormal. Ai thotë që zgjedhjet nuk kanë mbaruar, por kjo s’është e vërtetë. Pritet vetëm raporti i OHDIR-it, por zgjedhjet kanë përfunduar. Nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin, Rama si do të iki për të marrë dekretin. Shkon sepse ai ka dalë fitues dhe thotë që kam fituar. Meta është në vështirësi, pasi nuk dha dorëheqjen.

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi vendosi që Kreu i Shtetit duhet të lerë postin e tij, teksa fati i tij tashmë është në dorë të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Komisionit hetimor, Meta ka kryer  9 shkelje, duke nisur që nga betimi i tij si president, te cënimi i procesit zgjedhor, i marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë, imazhit dhe reputacionit të vendit, cënimi i figurës së vetë institucionit të Presidentit apo dhe abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Kjo është nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkonte shkarkimin e tij nga detyra.