BREAKING NEWS

“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty,
x

Politike

Kuvendi shqyrton sot ligjin, lehtësohen procedurat e daljes në pension të parakohshëm të ushtarakëve, ja detajet

Kuvendi shqyrton sot ligjin, lehtësohen procedurat e daljes në pension

Kuvendi do shqyrtojë ditën e sotme përmes Komisionit të Sigurisë projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Në komision pritet të diskutohen ndryshimet në lidhje me lehtësim të procedurave për daljen në pension të parakohshëm të ushtarakëve, duke reduktuar vitet për kalimin nga një gradë në tjetrën. Konkretisht ndryshimet janë bërë në nenin 13 të ligjit, ku nga 3 vjet që ishte periudha për kalimin në gradë “ushtar IV” në ligjin aktual, me ligjin e ri ky detyrim është shkurtuar në 2 vjet. Ky ndryshim redukton kohën e kualifikimit për zhvendosjen e gradës që përcaktohet, në këtë mënyrë përshpejtohen procedurat për rritje të kualifikimit dhe përfitim të pensionit suplementar. “Neni 3 përcakton se në nenin 13 të ligjit do të ndryshohet shkronja “ç”, duke e ulur kohën e qëndrimit në gradë për gradën “ushtar IV”, me qëllim shkurtimin e kohës për të marrë gradën e radhës. Gjithashtu, është shfuqizuar pika 2, sepse kufizonte kohën e shërbimit, duke përcaktuar dalje në lirim për ushtarakët që nuk merrnin gradën “tetar” dhe “toger” dhe që kishin 14 vjet shërbim. Kjo dispozitë mohonte të drejtën për pension të parakohshëm, sipas nenit 13, të ligjit nr. 10 142, datë 15.5.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve”, e cila për ushtarakët meshkuj përcakton kriterin e 15 viteve shërbim për të përfituar pensionin e parakohshëm”, thuhet në relacionin bashkëshoqërues të ligjit.

Procedurat për plotësimin e viteve të punës

Përveç rregullimit të gradave për mbushjen e moshës për pension, në projektligj evidentohen edhe disa ndryshime të tjera. Këtë ndryshime tregojnë se, qëllimi kryesor është krijimi i mundësisë të trajtimit me pension të parakohshëm për të gjithë ushtarakët, ashtu siç është bërë më parë edhe për policët e burgjeve apo zjarrëfikësit. Në kuadër të këtij synimi qeveria ka bërë ndryshime edhe në disa grada të tjera si shtimin në 3 vjet të kalimit të gradave nga nëntoger në toger, përkatësisht nga 30 dhe 35 vjeç në 33 dhe 38 vjeç. Pasi sipas ligjit aktual edhe kjo kategori nuk arrin të plotësojë kriterin e shërbimit për daljen në pension të parakohshëm. “Në nenin 4, ndryshon shkronjat “g” dhe “gj”, të nenit 14, duke ndryshuar kohën maksimale të qëndrimit në shërbimit aktiv për gradat “nëntoger” dhe “toger”, duke e shtuar me 3 vjet. Ky ndryshim është çmuar i arsyeshëm, sepse me rregullimet e deritanishme, në rast se një ushtarak e mbyllte karrierën me këtë gradë nuk përfitonte nga dispozitat për përfitimin e pensionit të parakohshëm, sipas ligjit për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura për shkak të mosplotësimit të kriterit të kohëzgjatjes së shërbimit të paktën 15 vjet”, thuhet në relacion.

Kualifikimi për ndryshim grade

Ndër të tjera neni 9 i këtij ligji përcakton ndryshimet e bëra për përcaktimin e arsimimit dhe kualifikimit të nevojshëm për përparim në gradë. Konkretisht, në projektligj thuhet se, ushtarakët për të fituar gradën e radhës, duhet të plotësojnë kriteret e arsimimit dhe të kualifikimit të përcaktuara në politikën e arsimimit të Forcave të Armatosura, duke theksuar se programe trajnimi do të jepen nga vetë akademia. “Neni 9 i projektligjit rregullon arsimin dhe kualifikim për përparimin në gradë, duke ndryshuar nenin 20 të ligjit aktual në tërësinë e tij. Arsimi i detyrueshëm për marrjen e gradës së radhës për t’u përditësuar sipas nevojave të Forcave të Armatosura, të cilat po ndryshojnë me ritme të shtuara, është propozuar të mos përfshihen më në tekstin e një ligji, por në një dokument strategjik të arsimit të miratuar nga ministri i Mbrojtjes. Vetë do të ofrojë programe, të cilat do të jenë të nevojshme për përparimin në gradë të ushtarakëve dhe do të shprehet mbi ecurinë e tyre me kurse të një natyre të ngjashme”, thuhet në relacion.

Më të lexuarat