BREAKING NEWS

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona rezultuan të infektuar ditën e sotme

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e
x

Politike

“Kuvendi të presë opinionin e Venecias”, LSI jep mesazhin e fortë pas apelit të Varhelyit: Çfarë pritet të ndodhë nëse injorohet kjo deklaratë nga Rama

“Kuvendi të presë opinionin e Venecias”, LSI jep mesazhin

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka ka reaguar pas postimit të Komisionerit për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë në BE, Oliver Varhelyi, i cili i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të presë opinionin e Komisionit të Venecias para se të rivotojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, i rikthyer për shqyrtim nga presidenti Ilir Meta.

Sipas Cakës, deklarata e Varhelyi bën thirrje për reflektim nga mazhoranca.

“Deklarata e Varhelyi bën thirrje për REFLEKTIM!

Injorimi i kësaj deklarate, por edhe atyre të mëparshme të Varhelyi apo PPE, nuk bën asgjë tjetër veçse na largon gjithnjë e më shumë nga Europa.

Opozita është e vendosur për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme dhe kontributi i saj për Reformën Zgjedhore është i padiskutueshëm.

Ndryshimet e njëanshme dhe brenda natës të ''rregullave të lojës'', gjithnjë i kanë sjellë dëme të konsiderueshme Shqipërisë.

Këto zgjedhje janë për t'i rikthyer dinjitetin Shqipërisë, institucioneve dhe misioni më madhor ngelet pa diskutim afrimi me BE-në. Asgjë nuk do t'a ndalojë Shqipërinë në këtë rrugë!”, shkruan Caka.

Më të lexuarat