BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Politike

Kuvendi vendos në 2 mars mocionin me debat për çështjen “McGonigal” me kryeministrin Rama, zgjat 24 orë, mandati për Olta Xhaçkën ditë tjetër

Kuvendi vendos në 2 mars mocionin me debat për çështjen

Partia Socialiste vendosi që mocioni me debat mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama të mbahet këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Pas shumë refuzimesh për mocion ose interpelancë me shefin e mazhorancës për skandalin “McGonigal”, deputetët socialistë pranuan që të mbahet ky ballafaqim në 2 mars në Parlament. Kreu i grupit parlamentar të partisë më të madhe në vend, Taulant Balla bëri me dije se mocioni me debat do të zgjasë gjithë ditën e enjte dhe çdo deputet do të ketë të drejtën e fjalës nga 10 minuta. Nga ana tjetër, shqyrtimi i çështjes së dërgimit në Gjykatë Kushtetuese ose jo të heqjes së mandatit të deputetes për Ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka nga Kuvendi i Shqipërisë për konflikt interesi, do të diskutohet e vendoset në një datë tjetër. Një tjetër çështje që mori përgjigje të prerë nga deputetët e selisë rozë ishte rrëzimi i kërkesës së deputetëve demokratë për të përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, për përdorim gjuhe fyese ndaj deputetit demokrat Edmond Spaho. Seanca e së enjtes do të mbahet me një opozitë të përgjysmuar pasi janë përjashtuar një numër i madh deputetësh për thyerje të rendit dhe rregullit në seancë në 3 javët e fundit. Vetë PS pranoi javën e kaluar se nuk do të përjashtojë deputetë nga opozita.

Mocioni me debat 24 orë për “McGonigal”, Balla: Do themi të vërteta të mëdha

Pas përfundimit të mbledhjes së djeshme të grupit të deputetëve socialistë në Kryesinë e Kuvendit, Taulant Balla bëri me dije për mediat se seanca plenare e 2 marsit ka bashkuar kërkesat e të gjitha grupeve të opozitës për interpelancë, mocion me debat dhe pyetje me kryeministrin Rama lidhur me marrëdhëniet e bashkëpunimin e tij me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI në Nju Jork, Çarls McGonigal, i cili po gjykohet nga drejtësia amerikane për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Zyrtari i lartë i mazhorancës premtoi se deputetët e PS do të zbulojnë të vërteta të mëdha lidhur me çështjen “McGonigal” që ka trazuar politikën shqiptare prej gati 1 muaji. “Të gjitha grupet parlamentare presin që në Kuvendin e Shqipërisë të ketë një diskutim. Çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë, sipas kërkesës së sjellë. Mos harroni që këtu kemi të bëjmë me bashkim të këresave, pasi mos harroni që kërkesa për mocion-debat, interpelancë dhe seanca e pyetjeve janë bashkuar. Duhet t'ju them që grupi i PS-së do të komunikojë me publikun disa të vërteta të mëdha”, deklaroi fillimisht Balla për mediat.

GJK ktheu mandatin e Xhaçkës në Kuvend, Balla: Vendosim në tjetër date

Lidhur me problemin e dërgimit ose jo nga Kuvendi në Gjykatë Kushtetuese të shqyrtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla saktësoi se kjo çështje do të diskutohet në një tjetër datë dhe nuk do të jetë në rendin e ditës së seancës së 2 marsit. Ai u justifikua me faktin se vendimi për rikthimin në Parlament të mandatit të deputetes Xhaçka u mor të mërkurën dhe në Kuvend kërkesa e PD për ndryshim rendi dite erdhi të premten, ndaj nuk ka patur kohë të mjaftueshme që Këshilli i Legjislacionit të mblidhej për diskutim. “Vendimi i Kushtetueses për zonjën Xhaçka ka ardhur të premten. Nuk e vendos unë atë gjë, por e vendos Këshilli i Legjislacionit. Por, mos harroni që seanca e 2 marsit është bërë vetëm më një pikë të rendit të ditës”, shtoi më tej Balla.

Ironizoi Spahon, PS nuk pranon të përjashtojë Spiropalin për 10 ditë nga Kuvendi

Deputetët socialistë në Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën vendosi dje që të mos penalizojë ministren Elisa Spiropali duke rrëzuar kërkesën e 10 deputetëve demokratë Kasëm Mahmutaj, Albana Vokshi, Isuf Çelaj, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ina Zhupa, Kastriot Piroli, Gazment Bardhi, Eralda Bano dhe Petrit Doda, që kishte për objekt përjashtimin për 10 ditë të Spiropalit nga punimet e Kuvendit për përdorim gjuhe fyese ndaj deputetit momentalisht të përjashtuar nga Parlamenti, Edmond Spaho. Në seancën e fundit plenare, Spiropali ironizoi protestat e opozitës me vërshëllima bilbilash në Parlament dhe përjashtimin e Spahos pasi vërshëlleu për 6 orë me bilbil përpara 2 javësh në Kuvend. “Së pari një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në komisionin e etikës si një revolucionar i vërtetë. Ai ishte pa diskutim më i guximshmi ndër bilbilfryrësit dhe me më shumë vlerë se ju së bashku dhe do jetë gjithnjë në zemrat tona pas 20 ditësh bashkë me ju në revolucionin e radhës”, tha Spiropali javën e kaluar në Kuvend.

5 deputetë të PD kërkuan ndryshim rendi dite për seancën plenare të 2 marsit

Të premten, 5 deputetët e PD Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi dhe Greta Bardeli i kërkuan kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të mbledhë Këshillin e Legjislacionit për të vendosur në rendin e ditës së datës 2 mars edhe shqyrtimin e mandatit të deputetes për ministren Olta Xhaçka. Gjykata Kushtetuese aprovoi të mërkurën kërkesën e PD zyrtare që çështja e Xhaçkës të rishqyrtohej sërish në Kuvend dhe rrëzoi atë të Grupit të Rithemelimit që këmbëngulte që Gjykata Kushtetuese të vendoste menjëherë për heqjen e mandatit të deputetes. Ministrja akuzohet se është në konflikt të hapur interesi pasi ka ndikuar në qeveri që bashkëshorti i saj të marrë statusin e investitorit strategjik në Himarë. Nga ana tjetër, opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal për të hapur hetim ndaj PD për lobim rus në këtë parti.