Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kuvendi vijon diskutimet për programin, pritet votimi i qeverisë së re

Kuvendi vijon diskutimet për programin, pritet votimi i qeverisë së re

Postuar: 15/09/2013 - 12:04

Kuvendi i Shqipërisë, vetëm pas disa orësh ndërprerje ka nisur sot në orën 09:25 punimet, për të vijuar me diskutimet për programin e qeverisë “Rama”.

Ruli: Programi është lajthitje, qeveria nuk njeh realitetin
Deputeti i djathtë Genc Ruli, në fjalën e tij është shprehur se programi i cili është prezantuar në parlament nga mazhoranca e majtë, nuk është gjë tjetër përveçse një manifest që nuk paraqet realitetin.

“Në asnjë pjesë të programit, nuk gjen ndonjë argument konkret, se ku dhe si do të gjenden fondet ekstralarge për të realizuar ato që premtohen. Programi është lajthitje, qeveria nuk njeh realitetin, mohon çdo arritje. Ajo që ne dhe shqiptarët kërkojmë sot nga kjo qeveri, është çfarë do bëhet brenda katër vitesh”, tha Ruli.

Imami: Cilat janë reformat, kur dhe si do të realizohen
Deputeti i PD, Arben Imami, ka kërkuar një program më të detajuar të qeverisë së re. “Na thoni cilat janë reformat, kur dhe si do të realizohen. Duam të dimë se kur do të realizohen premtimet tuaja. E dimë se nuk do të ketë taksim të drejtpërdrejtë shëndetësor, por do të merret indirekt, në thelb e gjithë pesha do të bjerë në kurriz të qytetarëve. Si do të rrisë kjo metodë integritetin e profesionistëve të shëndetësisë”, deklaroi Imami.

Tafaj: Programi nuk është i plotë, nuk do ta votojmë
Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, e ka cilësuar programin e qeverisë së re si të paplotë. “Keni përfshirë në program skemën e financimit të universiteteve. Ju përshëndes që keni ndërruar mendje, pasi e keni bllokuar për gjithë këtë kohë që ka qenë gati.

Programi juaj nuk është i plotë dhe i bindshëm, dhe si i tillë nuk mund të votohet pa ne”, citoi Tafaj. “Qytetarët pyesin se çfarë do të bëhet me premtimin për shëndetësi falas. Për kaq vite është punuar për një sistem të qëndrueshëm të bazuar tek modeli i kontributeve shoqërore. Kjo skemë sapo kishte filluar të funksionojë.

Ky ndryshim e shkatërroi këtë kulturë të re të përfitimit të shërbimeve shëndetësore, sipas kontributeve”, tha Tafaj.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 07:07

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për arrestimin e ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu dhe 9 protestuesve të tjerë.

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që s

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At