Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Ky do të ishte një skenar ogurzi”, Bushati zbulon se çfarë ndodhi me marrëveshjen me Greqinë

Postuar: 11/07/2019 - 21:22

Pak ditë më parë në Poznan të Polonisë u zhvillua samiti i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimor, vijimësi e procesit të Berlinit. Shqipëria nuk përfitoi asnjë fond nga ky Samit, ndryshe nga vendet fqinje.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shikon si shqetësim zhvendosjen e samitit të radhës në Sofje dhe Shkup, kur pjesë e aksit kryesor të samitit të Berlinit ishte Shqipëria dhe Serbia.

“Jemi në një periudhë, në 2014 kujtoj, kur kancelarja Merkel dhe Gjermania patën aftësinë dhe vizionin strategjik për të kuptuar që kyçja sidomos e Beogradit dhe Tiranës apo Tiranës dhe Beogradit si dy pole të ndryshme stabiliteti në një proces afrimi do të ndihmonte të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra lindi si një proces që në mënyrë të pashkruar kishte si dy akse kryesore Tiranën dhe Beogradin. Mendoj që duhet të analizojmë që pse Samiti i radhës do të drejtohet nga Shkupi dhe Sofja dhe pse kemi këtë lloj zhvendosje 4-5 vjet pas nisjes së këtij Samiti. Sepse mendoj që simbolika politike është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Më pas mund të vijmë te çështje të natyrës ekonomike apo projekte të përbashkëta. Është e nevojshme për tu bërë një analizë edhe përsa i përket Samitit të Poznanit. Cilat janë projektet që janë paraqitur nga Shqipëria? Nëse ka pasur, pse nuk janë mbështetur e kështu me radhë. Por, mendoj që simbolika politike e këtij procesi është shumë e rëndësishme për tu analizuar sepse ekonomia në një farë mënyrë apo tjetër është konsekuence e kësaj simbolike politike”, theksoi Bushati.

Ndërsa ishte premtuar se Shqipëria dhe Greqia do të përmbyllnin zgjidhjen e çështjeve të tyre, koha tregon se nuk ka përparim të dukshëm në këtë drejtim. Qeveria e Aleksis Tsipras është rrëzuar nga pushteti dhe Ditmir Bushati, tashmë si ish-ministër i Jashtëm, tregon disa arsye se pse nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare.

“Në fakt në kemi diskutuar për të gjithë çështjet që përfshijnë raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë në një paketë duke i grupuar. Për shkak të situatës së brendshme në Greqi, firmosjes dhe kalimit të marrëveshjes së Prespës dhe turbulencës politike që e pasoi atë në Greqi, por ndoshta edhe për shkak të situatës  politike në Shqipëri, ku siç dihet, kishte një lloj hezitimi nga ana e Presidentit të Republikës për të vijuar me tej me procesin e delimitimit të hapësirës detare, një proces të cilin Presidenti i Republikës e lidhi me funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese, gjërat nuk arritën dot të shkonin drejt përfundimit. Ka qenë një shans i humbur, por nga ana tjetër është bërë një punë voluminoze dhe shpresoj që me qeverinë e re në Greqi në fitohet koha e humbur dhe të shkojmë drejt mbylljes së problematikave dypalëshe”, thotë Bushati në një intervistë për RTSH.

Teksa Micotakis deklaroi gjatë fushatës elektorale se do të bllokonte negociatat me Shqipërinë, Bushati thotë se pavarësisht se deklarata të tilla janë përdorur për të marrë vota. “nuk janë qëndrime largpamëse apo realiste dhe nuk besoj së është në interesin e vetë Greqisë për të vendosur veton e mundshme ndaj Shqipërisë”.

10 vjet më parë, kur Shqipëria dhe Greqia nënshkruan marrëveshjen për detin, ministre e Jashtme e Greqisë atëherë ishte Dora Bakojanis, motra e kryeministrit aktual grek. Çfarë do të ndodhte nëse qeveria greke do ta çonte për ratifikim marrëveshjen e njëjtë që në Shqipëri u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese?

“Ky do të ishte një skenar ogurzi që do ta çonte procesin në pikën e vdekjes”, thotë Bushati.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 22:57

Në prag të vendimit të KE për hapjen e negociatave, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi fajëson qeverinë në rast se nuk jepet një ‘PO’ për Shqipërinë.

Postuar: 17/10/2019 - 22:56

Në orët në vijim Shqipëria do të mësojë zyrtarisht vendimin nëse do të hapen negociata me Bashkim

Postuar: 17/10/2019 - 22:46

Kreshnik Spahiu tha se Gent Cakaj duhet të japë dorëheqjen nëse Shqipërisë nuk i hapen nesër nego

Postuar: 17/10/2019 - 22:45

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se presidenti Macron  nuk mund të thotë “po&rdqu

Postuar: 17/10/2019 - 22:32

Presidenti i Komisionit Evropian në largim, Jean-Claude Juncker ka humbur sërish vetëkontrollin s

Postuar: 17/10/2019 - 22:24

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha se një dështim i mundshëm i qeverisë kryeministri Rama me negoc