BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Politike

“Ky duhet të jetë halli i PD, jo Berisha!”, Ylli Manjani bën deklaratën e fortë ndaj Lulzim Bashës: Ky është fakt i gjithëpranuar

“Ky duhet të jetë halli i PD, jo Berisha!”, Ylli Manjani

Duke folur për largimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike, avokati i njohur Ylli Manjani është shprehur se Sali Berisha nuk ka nga çfarë të tërhiqet pasi nuk ka asnjë post drejtues.

Postimi i Manjanit

“Do tërhiqet Berisha” që të rrijë rehat PD zyrtare- është teoria tjetër me të cilën duan të vënë në gjumë debatin brenda PD.

Çështja është se nga çfarë do tërhiqet Berisha?!  Berisha nuk ka asnjë post drejtues nga i cili të tërhiqet. Atëhere nga çfarë?!

Konstatimi i Tij është i qartë dhe definitiv: Lulzim Basha nuk fiton më zgjedhje. Nga se të tërhiqet nga ky konstatim?!  Po ky është fakt i gjithpranuar.

Ky fakt është i ulur aty, këmbëkryq, mu në PD zyrtare. Kjo e fundit sa të këtë Lulin aty NUK FITON. Halli ishte të provohej e kundërta, po për të lexuar këtë realitet, pra që Luli nuk fiton, ska nevojë më për shumë mend.

Natyrisht konstatimi, tashmë i bërë publik edhe nga Berisha, është fatalisht provë që e bëri krejt të lexueshëm paaftësinë dhe ndoshta edhe ligësinë e Lulit.

Tani, në daç të tërhiqet në daç jo Berisha nga kjo (as)gjëja Luli nuk fiton zgjedhje. Askush, ose që të jemi fair, pakkush mund ti shkojë pas më Lulit. As bashkinë e Kamzës nuk e fiton dot më…

Ky është fakti!

Ky duhet të jetë edhe halli i PD, jo Berisha!

Kush e sheh të keqen tek Berisha, që ska asgjë në dorë përveç fjalës,  i shërben Ramës.

Nuk di llogjikë tjetër.

Më të lexuarat