BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Politike

“Ky është komisioni Meta 2”/ Bushati flet për hapat që do ndiqen për të shkarkuar Presidentin: Kjo është partia që do shkojë drejt zhdukjes biologjike

“Ky është komisioni Meta 2”/ Bushati flet për hapat

Kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushati, ka folur për ngritjen e 'komisionit Meta 2' dhe për shkarkimin e presidentit të vendit.

Bushati teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Breaking” , kur u pyet për nismën që PS ka marrë për shkarkimin e presidentit u shpreh: Ne po bëjmë atë që kemi detyrë të ngarkuar nga sovrani, të ruajmë ligjin dhe kushtetutën. Ky është komisioni Meta 2. Ne jemi shumë të qartë që ajo që ka bërë Meta ka qenë anti-kushtetues. Meta nuk arriti që të rritej mbi interesin e tij personal. Kemi mbledhur firmat si Parti Socialiste, sot është ngritur një komision që do të verifikojë. Më pas do ta sjellë në seancë plenare e më tej do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese..

Ky i fundit shtoi se me gjuhën që Meta ka përdorur, me tensionin politik që ka krijuar, të gjithë e dinë se me këto ka shkelur tërësisht detyrën e tij.

I pyetur nëse  dobëson apo ndihmon LSI-në, rikthimi i Metës në krye të saj, Bushati tha se “nuk e ndihmoi fare, pasi mori pak mandate”.

“Jeta politike e një partie, zgjat sa familja. Sot është një forcë e vogël politike. Një minorancë, qytetarët ja kanë dhënë verdiktin. Drejt kësaj zhdukje biologjike do të shkojë LSI edhe më vonë”, tha Bushati.