BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Politike

“Ky është një bilanc faktesh”/ Ylli Manjani bën analizën, tregon ku ndryshon qeverisja e PD së Berishës me të socialistëve: Goditjen më të madhe e ka marrë...

“Ky është një bilanc faktesh”/ Ylli Manjani bën

Avokati i njohur Ylli Manjani i ka dalë në krah Partisë Demokratike duke u shprehur se ka firmën zyrtare në të gjitha dokumentet themelore të marrëdhënieve të Shqipërisë me perëndimin.

Postimi i Manjanit

Thjesht për hir të fakteve:

PD ka firmën zyrtare në të gjitha dokumentet themelore të marrëdhëkueve të Shqipërisë me perëndimin.

Anëtarësimi në Këshillin e Europës dhe NATO; fikkimin i bisedimeve zyrtare me BE për anëtarësim dhe veçanërisht liberalizimi i lëvizjes së lirë janë ME FIRMËN E PD.

Socialistët kanë kontribuar padyshim, por jo Edi Rama.

Ky i fundit u rrjeshtua kundër liberalizimit të vizave dhe kundër anëtarësimit në BE. Fakt është që sot Shqipëria e Edi Ramës është shtojcë e Republikës Turke.

Në planin e brendshëm PD e Sali Berishës celi literalisht rrugë të reja me të paktën 20 km tunele. Të kritikueshme nga ana buxhetore, por u bënë.

Qeverisja e Edi Ramës, nuk ka në rekord asgjë të re. Vetëm vonesa në përmbylljen e rrugëve të Saliut, që të duken si të Ramës.

Duhet thënë se PS e Edi Ramës i vestoi më shumë në qendrat e qyteteve sesa në ndërlidhjen midis tyre.

Mbi të gjitha, qeverisje në Shqipëri nuk ka, sepse ekziston ideja e sundimit. Ai që është në krye ndjehet legjitim të bëjë çtë dojë.

Por fakt është që demokracia dhe të drejtat e njeriut kanë marrë goditjen më të madhe gjatë sundimit të Edi Ramës.

Me polici e deri dhe ushtri shtypet çdo protestë paqësore.

Ky është një bilanc faktesh.

Më të lexuarat