BREAKING NEWS

Përplasje me armë zjarri në Vlorë/ Dalin emrat e të plagosurve, xhaxhai i 28-vjeçarit rrëfen si ndodhi ngjarja: Ishim duke pirë kafe, kur dëgjova...

x

Politike

“Ky është një post siç ke riskun ke edhe briskun”, i dha votën, Myslim Murrizi paralajmëron Olsian Çelën pas zgjedhjes si Prokuror i Përgjithshëm

Nënkryetari i Kuvendit, Myslym Murrizi ka komentuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela. Murrizi ka qenë një nga deputetët që votuan pro zgjedhjes së Çelajt, ndërsa ka thënë se ishte një konsensus votimi.

'Më parë Kryeprokurorët zgjedheshin nga politika me 84 , ndërsa sot është e detyruar, se edhe nëse nuk e zgjedh, i pari i renditur nga KLP, do të jetë Prokuror i Përgjithshëm, E njëjta gjë do të ndodh me Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë. Dosjet e hapura duhet të ishin mbyll. Përgjegjësit e dosjeve duhet të kishin marrë dënimin. Në këto vite Gjykatat e Lartë e institucionet e tjera janë një me kryeministrin. Besimi i madh është një gurë i rëndë për atë që e merr. Ky sot nëse e mendon veten vasal të mazhorancës... ky është një post siç ke riskun ke edhe briskun. Çdo KÇK e ka nene në Kuvend. Sot kemi prokuror të zgjedhur nga ligji i ri." tha Murrizi.