BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Ky është rasti i dytë pas Erdogan-it”, reagon përsëri Malaj dhe zbulon çfarë fshihet pas sms-ve të Ballës: Erdhën pas mospranimit të ...

“Ky është rasti i dytë pas Erdogan-it”, reagon

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj, e cilësoi politike kërkesën për shkarkim nga një grup deputetësh socialistë. Malaj thotë se pas shkarkimit nga Presidenti turk Erdogan të Guvernatorit të Bankës së Turqisë, “ky mund të jetë rasti i dytë që maxhorancat e gjithëpushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore”.

“Fakti që pas shkarkimit nga Erdogan të Guvernatorit të Bankës së Turqisë, ky mund të jetë rast i dytë që maxhorancat e gjithëpushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore”, thuhet në një reagim të Malajt në “Facebook”.

Ai foli për kërcënime dhe ndërhyrje politike nga ana e maxhorancës për vendimmarrjet në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës. “Kërcënimet paralajmëruese m’i ka dërguar Taulant Balla pas mospranimit të ndërhyrjes së tij edhe me SMS, me rekomandime partiake në proceset e përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë.

Shqetësimi është i protokolluar në mbledhjen e Bordit të BSH”, shprehet Malaj. Sipas tij, veprimi i deputetëve socialistë është politik, sepse Banka e Shqipërisë nuk ka asnjë vërejtje për shkelje etike.

“Vetëm profesionalisht më trishton. Veprimi i tyre është i pastër politik, sepse shkeljet etike materializohen me cenim të reputacionit apo evidencës të Bankës së Shqipërisë, gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtare, por edhe në mbledhjen e Bordit pas mandatit të ri, (mandati i parë ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnjë shqetësim të shprehur ndaj meje për shkelje etike.

Mbledhja e fundit ishte në 3 Korrik 2019”, shprehet Malaj. Ai shprehet se ka punuar dhe vepruar me integritet dhe profesionalizëm të lartë. “E para dhe thelbësorja – vendit tim i kam shërbyer në çdo kohë me integritet të lartë, profesionalizëm të thellë dhe dashuri të madhe. Të tria këto vërtetohen gjatë përvojës 32-vjeçare në çdo angazhim akademik, shoqëror dhe politik. Ju kam paralajmëruar që u bënë përpjekje maksimale për të mos më rizgjedhur. Për interesat dhe emrat konkretë do të flas fillimisht në procesin e ballafaqimit parlamentar”, shprehet Malaj.

Ai sqaron se ka ngritur në probleme diskutimi të gjitha sfidat e Bankës së Shqipërisë. Malaj shprehet se do ta ndjekë në rrugë ligjore procedurën e shkarkimit të tij nga Kuvendi. “Sfidën e integritetit dhe profesionalizmit e kam përherë të fituar, edhe gjyqin partizan e kam të fituar moralisht, do ta fitoj edhe në rrugë gjyqësore. Po pagat dhe penalitetet 7-vjeçare, kush do t’i paguajë 28 deputetët, apo taksapaguesit shqiptarë?! Ky është thelbi i shqetësimit profesional.

Padia do të jetë individuale për çdo abuzues me statusin e deputetit, i këshilloj të kërkojnë asistencë juridike përpara se të shpifin. E fundit, por më e rëndësishme, kolegët në PS e dinë shumë mirë që midis lirisë dhe karrigeve kam zgjedhur dhe do të zgjedh lirinë, sepse pa të nuk i shërbej dot vendit tim”, shkruan Malaj

Më të lexuarat