
Postuar: 21/01/2019 - 22:03
Ministrja e re e Shtetit dhe Parlamentit, Elisa Spiropali thotë se deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha sot në parlament ishte akt seksist.
Basha komentoi ministrat e rinj të qeverisë duke i quajtur si ‘kukulla’ dhe duke i fretuar gishtin atyre nëse i njihnin më parë. E ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” , Spiropali ka thënë se deklarata e Bashës se ministrat e rinj janë kukulla është akt seksist.
“Ato zonja që janë bërë ministre kanë qenë zëvendësministre, kanë dëshmuar aftësi menaxheriale. Ai i Bashës, ishte akt seksist. Dëshmon mungesë totale të qendrueshmërisë. Janë gra e burra që s’mund t’i quajë kukull, një njeri që sillet si kukull”, u shpreh ministrja e re socialiste.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/