BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Ky ishte basti i madh i Bashës”/ Zgjedhjet e 6 marsit, Blendi Fevziu nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Situata është dramatike!

“Ky ishte basti i madh i Bashës”/ Zgjedhjet e 6 marsit, Blendi

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën dje në 6 bashki të vendit tonë.

Fevziu u shpreh “basti i madh” i Bashës ishin zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, në të cilat e djathta humbi përballë Partisë Socialiste, e cila për herë të parë në Shqipëri fitoi 3 mandate rresht.

“Ka një gjë shumë të thjeshtë. Unë nuk kam surprizë në rezultatet e bashkive të tjera. Mendoj që një mundësi z.Berisha të fitojë Shkodrën por duhet parë sa do të jetë përqindja e atyre që do të marrë Basha sepse sa më e lartë të jetë kjo përqindje aq më shumë u rritet mundësia socialistëve që të fitojnë bashkinë.

Problemi është shumë i thjeshtë, ka një problem Partia Demokratike, jo opozita shqiptare. Lulzim Basha nuk fiton zgjedhje. Ishte basti i vetëm dhe beteja e vërtetë e Lulzim Bashës ishte beteja e 25 Prillit. Ai ishte lideri i një opozite të bashkuar ku kishte brenda z.Berisha si mbështetës të tij brenda partisë, LSI, të gjitha partitë e tjera aleate dhe me një koalicion të tillë ai nuk arriti të mundte Ramën, madje as ta kondiciononte Ramën. Rama fitoi mbi 70 mandate i vetëm.

Kështu që në këtë situatë dramatike do jetë opozita dhe çështja s’ka rëndësi shifrat, në qoftë se partia që ne e njohim si partia më e madhe e opozitës, që ka numrin më të madh të deputetëve, del forcë e tretë, çfarë duhet ky grup deputetësh atje? Ky grup deputetësh nuk ka më mbështetjen e bazës së Partisë Demokratike. Këta deputetë janë si degë të një peme të cilës i kanë prerë trungun dhe vazhdojnë të rrinë akoma në ajër për inerci. Pra ne do hyjmë në një periudhë dramatike të opozitës shqiptare, kur nëse grupi parlamentar mbetet i një pjese të madhe nga Basha nuk ka mbështetjen e votuesve të kësaj partie në bazë dhe Shqipëria do të ketë një opozitë akoma më të dobësuar. Kështu që, për çfarë nevojitet opozita e Shqipërisë? Nevojitet për një qeverisje më të mirë”, tha ndër të tjera Blendi Fevziu.

Fevziu deklaroi se opozita shqiptare është në një pikë kritike, teksa theksoi se në Parlament do të ketë një opozitë të emëruar. Ndërsa opozita tjetër do të jetë në terren. Sipas Blendi Fevziut, kushdo që bëhet pengesë për një forcë politike, duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet.

“Do jemi në një situatë tejet të pa sens. Do jemi në një situatë kur në opozitë të emëruar në Parlament do të kemi ca njerëz që janë zgjedhur dhe rrinë atje, ndërsa mbështetësit e opozitës në terren do jenë ata që kanë votuar konkurrentët e tyre brenda partisë. Në këtë aspekt cili do të jetë zëri opozitar i këtyre njerëzve? Çfarë kurajo do kenë këta njerëz të përballin Ramën i cili në çdo moment do i thotë shkoni të takoni njerëz në bazë se nuk gjeni dot komisionerë në Vorë për të vendosur apo nuk keni njerëz për të votuar. Pra që në këtë moment, këta njerëz i marrin fytyrën opozitarizmit shqiptar për interesat e tyre personale. Njeriu ka një kurajo. Vjen një moment që thotë unë deri këtu nuk vazhdoj dot më. Çdolloj karriere të kesh ti moj zonjë ose ti mor zotëri në qoftë se e sheh që ti je një thikë pas shpine për opozitarizmin shqiptar, ti largohesh. Këta janë njerëz që kanë mundësi të bëjnë dhe një karrierë tjetër. Unë s’po them të largohet.

Ka 2 rrugë. E para duhet të shohim deri në fund shifrat. Duhet t’ju kujtoj një gjë. Një nga partitë më të mëdha të politikës greke ishte PASOK, e cila vetëm sepse nuk diti t’i përshtatej zhvillimeve të reja u shkërrmoq dhe sot është në parti inekzistente. Duhet t’ju kujtoj që një nga partitë më të mëdha të politikës italiane për vite, ishte Partia Demokrastiane që nxorrën të gjithë Kryeministrat e Italisë së pasluftës që prej vitit 1945 e deri në vitin 1991. Këto dy parti janë inekzistente sot. Fakti që PD është një parti me një histori relativisht të lavdishme, si një parti me arritje shumë të mëdha, në qoftë se kjo parti nuk gjen kohezionin e brendshëm, kjo parti nuk do ekzistojë më. Çfarë do ndodhë nëse z.Berisha këtë “Shtëpinë e Lirisë” do ta kthejë në një strukturë opozitare akoma më të madhe sepse deri tani ka ndenjur brenda partisë? PD mbetet forcë e tretë. Çfarë vlerë ka? E vetmja funksion që do ketë do të jetë te pengojë këtë forcën tjetër për të ardhur në pushtet. Pra të lënë Ramën në pushtet. Dhe e fundit se dëgjova sot paradite një nga drejtueset e PD që thoshte ne jemi opozita e vërtetë, Berisha me Ramën janë bashkë. Në qoftë se rezultati i Vorës është një rezultat që mund t’i maste në Shqipëri, kjo është kriminale që të quash popullin opozitar në Shqipëri 6%. Është kriminale t’ju thuash shqiptarëve që opozita në Shqipëri është 6%. Shpirti opozitar janë shumë më tepër”, u shpreh Blendi Fevziu.

Më të lexuarat